Shkolla fillore “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, është vizituar sot nga Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci, me qëllim që të njihen prej së afërmi lidhur me mbarëvajtjen e vizitave sistematike shëndetësorë që janë duke u realizuar në shkollat e Komunës së Prishtinës.
Sejdiu tha se Komuna e Prishtinës tani është në ndërtim të një sistemi digjital i cili do të mundësojë që çdo fëmijë të përcillet sistematikisht në mënyrën dhe kohën e duhur.
“Një prej arritjeve kryesore do të jetë nëse i identifikojmë problemet shëndetësore të fëmijëve qysh në këtë moshë, por gjithashtu për neve si qytet është e rëndësishme që të arrijmë të ndërtojmë një sistem i cili i tejkalon qeverisjet”, tha Sejdiu.
Gjithashtu Sejdiu, tha se qëllimi i vizitave sistematike është ndërtimi e një sistemi informativ shëndetësor, gjë që të cilën, siç tha ai, deri më tani është pritur që ta ndërmerr Qeveria, respektivisht Ministria e Shëndetësisë, mirëpo sipas tij tashmë jemi në një situatë kur nuk kemi më kohë të presim sepse ne në Prishtinë duhet të sigurohemi që qytetarët të kenë një sistem të mirëfilltë shëndetësor.
Drejtori Arben Vitia paralajmëroi se së shpejti do të bëhen publike rezultatet e vizitave shëndetësore sistematike, ndërsa tashmë janë identifikuar disa prej gjetjeve të hasura deri më tani, siç është problemi me shëndetin oral, me shputat e këmbës, me boshtin kurrizor, etj.
Ndërsa, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci tha se edhe gjatë vitit të kaluar janë realizuar disa fushata me karakter vetëdijesues, varësisht prej shkollave dhe për tema të caktuara.
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...
Tentohet për herë të dytë t’i vihet flaka restorantit në Pri...
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Leposa...
Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan
Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë V...