Këto janë dallimet e simptomave mes gripit, ftohjes dhe koronavirusit.
Në pamje të parë, simptomat e koronavirusit, të njohur ndryshe si Covid-19, janë të ngjashme me ato të gripit dhe ftohjes.
Simptomat më të zakonshme të koronavirusit përfshijnë:
– Ethe
– Temperaturë
– Kollë e thatë
– Gulçim
– Dhimbje muskujsh
– Lodhje
Simptoma më pak tipike:
– Gëlbazë
– Dhimbje koke
– Diarre
Simptoma jo tipike:
– Rrjedhje nga hundët
– Dhimbje e fytit
Rrjedhja nga hundët dhe dhimbja e fytit janë simptoma tipike të infeksionit të sipërm të aparatit të frymëmarrjes. Prandaj tështimat janë shenjë tipike e gripit ose ftohjes së zakonshme.
Ndërkohë që koronavirusi prek përgjithësisht traktit e poshtëm të frymëmarrjes dhe shumica e të infektuarve shfaqin kollë të thatë, gulçim, pneumoni, por jo dhimbje fyti.
Në një pjesë të mirë të të infektuarve me koronavirus, nuk shfaqen simptoma. Sipas RKI, agjenci qeveritare gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, virusi ka një periudhë inkubacioni prej 14 ditësh.
Edhe mjekët mund të hasin vështirësi për të treguar ndryshimin mes infeksionit të gripit apo ftohjes së zakonshme. Kur kemi të bëjmë me një ftohje të zakonshme, shfaqen probleme me gërvishtjen në fyt, më pas rrufë dhe në fund kollë. Këto simptoma, si ethe dhe dhimbje koke, mund të ndikojnë që njerëzit të ndihen të lodhur me ditë të tëra.
Ndryshe nga ftohja, gripi shfaqen menjëherë: dhimbje e kokës, dhimbje e muskujve, kollë e thatë, ngjiret zëri, dhimbje fyti dhe ethe dhe/ose temperaturë.
Ftohja e zakonshme kalon brenda disa ditësh dhe shumica e simptomave largohen pas rreth një jave; një grip e mban të sëmurin për të paktën një javë në një gjendje të rënduar shëndetësore dhe duhet pak kohë derisa ai/ajo të ndihet sërish i/e shëndetshme./eo?
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...