Një studim i fundit ka gjetur se koronavirusi mund të jetë infektues edhe paratë dhe ekranet e telefonit, pasi qëndron në to deri në 28 ditë.
Studimi i kryer nga Agjencia Kombëtare e Shkencës në Australi tregon se Covid-19 mund të mbijetojë në sipërfaqe shumë më gjatë sesa që mendohej më parë, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Deri me tani është konstatuar se virusi transmetohej nga kollitja, teshtitja dhe bisedat me zë të lartë.

Por ekspertët thonë se Covid-19 mund të përhapet përmes grimcave në ajër, si dhe mbi sipërfaqe të tilla si metali ose plastika.
Studimet e mëparshme laboratorike kanë zbuluar se virusi mund të mbijetojë për dy deri në tre ditë në kartëmonedha dhe qelq, dhe deri në gjashtë ditë në plastikë.
Studimi i fundit, megjithatë, thotë se virusi është “jashtëzakonisht i fortë”, se ai mund të mbijetojë për 28 ditë në sipërfaqe të lëmuara të tilla si qelqi ose plastika në ekranet e telefonit celular dhe kartëmonedhat e letrës./arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...