Google ADS

Cili eshte sekreti me i madh i jetes?

03:49 | 7 Mars 2015
Arbresh.info

Shume nga sunduesit e se shkuares e kane ditur “sekretin” dhe e kane perdorur ate.

Ai eshte mbajtur larg nga masat, ne menyre qe te kishin pushtet dhe te sundoni me lehte mbi ta.

Njerezit qe e kane ditur kete, kane qene figurat me te medha historike: Platoni, Shekspiri, Njutoni, Ajnshtajni, Hygoi, Bet’hoveni, Linkolni, Emersoni etj te cilet e kane ditur dhe e kane perdorur sekretin. Dhe ” sekreti ” ka qene çelesi i suksesit te tyre. Po behet fjale per sekretin i cili te mundeson te kesh çfaredo qe te deshirosh.

Kjo shpjegon ate qe pse nje grup i vogel njerezish kane patur pushtet dhe ndikim mbi nje grup tjeter me te madh, te cilet per nga aftesite dhe rrethanat mund te kene qene te barabarte. Ata dinin diçka, ata kuptuan “sekretin”.

Zoti, Krijuesi i gjithesise, e ka persour krijmin dhe ka vendosur ligje qe veprojne mbi te. Keto ligje bejne te mundur qe te mbreteroje rendi, rregulli dhe qendrueshmeria.

Ne te gjithe punojme me fuqi te pashtershme, ne te gjithe udhehiqemi nga te njejtat ligje, kudo qe te ndodhemi. Ligjet e universit jane gjithperfshirese, ato realizohen njelloj ne çdo vend dhe ne çdo kohe. Pas kesaj fshihet nje sekret, dhe ty po te tregohet.

Sekreti eshte ” LIGJI I TERHEQJES “, nje nga ligjet me te medhenj te universit, i cili mbreteron kudo ne univers dhe qe mundeson harmoni ne çdo nivel te krijimit duke filluar qe nga galaktikat gjigande, planetet e deri tek atomi dhe kuantet, grimcat me elementare te materies. Çdo nivel ka nje bashkeveprim ne baze te ketij te cilin Zoti e vendosi mbi materien.

Por si funksionon kjo tek njeriu?

Njeriu eshte krijesa me e mrekullueshme ne natyre. Ai shfaq dukshem madheshtine, urtesine dhe perkryerien e arkitektit dhe Krijuesit te tij, Zoti te gjithesise. Ndryshe nga krijesat e tjera, njeriu ka nje dhurate te paçmueshme e cila ben qe te kete diference te dukshme ndermjet tij dhe krijesave te tjera, dhe e ben me superior se ato ne shume aspekte dhe kjo dhurate eshte mendja.

Mendja eshte burimi nga ku lind sekreti. Gjithçka qe vjen ne jeten tuaj e terhiqni ju aty, dhe ju e terhiqni nga virtyti i imazheve qe ndodhin ne mendjen tuaj.

Menyra me e thjeshte per ta kuptuar kete eshte ta mendoni veten si nje magnet, dhe ju terhiqni çdo gje qe mendoni dhe e gjitha kjo perkthehet ne tre fjale te thjeshta: mendimet – behen – gjera.

Mendimet kane frekuencat e tyre dhe çdo mendim mund te matet sipas frekuences qe ka.

Nese ju mendoni ose imagjinoni diçka, ai mendim transmeton sinjale magnetike ne hapsire ne vija paralele qe me pas rikthehen perseri tek ju.

Pra nese ju mendoni per gjera pozitive, ato gjera do t’i terhiqni dhe do t’i merrni, pokeshtu e njejta gje ndodh nese mendoni gjera negative.

Kur mendoni per gjerat qe doni apo qe nuk doni, dhe perqendroheni tek ato me gjithe vemendjen tuaj, “Ligji i terheqies” do t’ju sjelle gjithmone ate qe mendoni.

Pra ai varet nga mendimet tuaja.

Gjeja qe duhet te dini eshte se ligji i terheqjes eshte gjithmone ne pune, ashtu siç eshte ne pune edhe mendja juaj. Çfaredo qe te mendoni per te kaluaren, te tashmen apo te ardhmen, ai eshte gjithmone ne pune dhe do te veproje.

Nese ankoheni per diçka, ne fakt ju po e perkeqsoni ate edhe me shume.

Kur perqendroheni tek diçka me shume pasion, e beni ate te ndodhe edhe me shpejt, prandaj perqendrohuni tek ato gjera qe deshironi dhe jo tek gjerat qe nuk i deshironi. Nese jeni pesimiste, ju terhiqni rreth vetes njerez dhe rrethana te ngjashme me ate qe mendoni, prandaj kujdesuni dhe perqendrouni vetem tek ato gjera qe ju pelqejne, dhe qe do te donit t’i kishit.

Krijimi vazhdon gjithmone. Sa here qe nje individ ka nje mendim ose nje menyre kronike te zgjatur te te menduarit, ai eshte perfshihet ne proçesin e krijimit, diçka do te shfaqet nga ato mendime. Duhet te jeni optimiste ne perspektivat dhe orientimet tuaja per te ardhmen, ne menyre qe te terheqni rreth vetes njerez, ngjarje dhe rrethana optimiste.

Ju mund ta shihni ligjin e atraksionit kudo.

Ju terhiqni rreth vetes çdo gje: njerezit, punen, rrethanat, shendetin, pasurine, borxhin, gezimin, makinen qe ngisni, komunitetin ne te cilin jetoni dhe i terheq pas vetes si magnet. Ate qe mendoni e sillni.

Jeta eshte manifestim fizik i asaj qe keni ne koke. Fizika kuantike fillon duke u orientuar nga nje zbulim shkencor qe thote se:

” Mendja i jep forme gjese qe po perceptohet. ”

Vetem atehere kur ne marrim informacion nepermjet pese shqisave tona per diçka, atehere ajo fillon te ekziston per ne. Ky eshte sekreti i materies.

Njerezit duhet te dine dy gjera:

E para, eshte provuar shkencerisht se nje mendim pozitiv eshte qindra here me i fuqishem se nje mendim negativ.

E dyta eshte se fale Zotit ky ligj ka nje realizim te vonshem, qe do te thote se mendimet nuk behen menjehere te verteta, do te kishte probleme po te ishte keshtu. Vonesa ne kohe ju sherben. Ju lejon te rivlersoni, te mendoni per ate qe doni dhe te beni nje zgjedhje me te lehte dhe me te pershtatshme.

Shumica jone terheqin automatikisht, mendojne se nuk kane kontroll mbi asgje, dhe ndjenjat e tyre i drejton “piloti automatik”, pra gjithçka na vjen automatikisht. Nese e degjoni kete per here te pare, mund te mendoni qe tani do t’ju duhet te kontrolloni çdo mendim tuajin. Per ne eshte e pamundur te kontrollojme çdo mendim qe kemi.

Kerkuesit thone qe ne kemi rreth 60 000 mendime ne dite. Imagjinoni se sa te lodhur do te ndjeheshim po te kontrollonim te gjitha mendimet qe do te na vinin. Por ka nje menyre me te lehte per ta bere kete, jane ndjenjat tona.

Ndjenjat tona na tregojne se çfare po mendojme. Pra mendimet shkaktojne ndjenja, ajo qe po mendojme po perkthehet ne ndjenja.

Emocionet jane nje dhurate e pabesueshme per te na treguar se çfare po terheqim prane vetes.

Kemi dy lloje ndjenjash: te mira dhe te keqija, dhe ju e kuptoni ndryshimin mes tyre sepse te parat ju bejne te ndjeheni mire ndersa te dytat keq.

Kryesorja eshte te keni ndjenja te mira dhe ju e dini kur vijne, sepse ju bejne te ndjeheni mire.

Ato jane: entuziazmi, gezimi, mirnjohia, dashuria…

Kur perjetoni ndjenja te mira, do terhiqni rreth vetes ndjenja edhe me te mira, dhe gjera qe ju bejne te ndjeheni mire.

Ndersa ndjenjat e keqija jane: pikellimi, faji, inati, zemerimi…

Jane keto ndjenja qe te bejne te pafuqishem, ato jane ndjenjat e keqija. Perpiquni t’i largoni ato, perndryshe ato do t’ju shtohen edhe me shume.

Nese ndjeheni mire po krijoni nje te ardhme qe eshte ne rruge te mbare me ate qe deshironi.

Dhe nese ndjeheni keq po krijoni nje te ardhme qe s’perputhet me ate qe deshironi. Pra ju do te merrni ate qe ndjeni, jo thjeshte ate qe mendoni.

Prandaj njerezit, si te ngrihen ne mengjes, ashtu u shkon edhe dita. Nese e fillojne diten mbare, jane te lumtur, me humor te mire dhe nuk lejojne qe diçka tua ndryshoje humorin, do te terheqin rreth vetes njerez dhe rrethana gjithnje e me te mira.

Po keshtu, nese ndjehn keq, do terhiqin gjera edhe me te keqij. Pra mendimet dhe ndjenjat tuaja krijojne jeten tuaj.

” Krijo universin tend gjate rruges.”

Wiston Çerçill

Eshte e rendesishme qe te ndjeheni mire, sepse kjo ndjenje eshte sinjali qe shkon ne univers dhe fillon te terheqe me shume, nga ai tek ju. Sa me shume te ndjeheni mire, aq me shume do te terhiqni gjera qe ju ndihmojne te ndjeheni edhe me mire dhe ju ngrene lart e me lart.

Kur ndjeheni keq, e dini qe kete mund ta ndaloni ?

Mendoni diçka te bukur ose diçka qe ju e dini me mire se mund tjua ndryshoje gjendjen. Mendojeni ate dhe mbajeni ne koke dhe mos lini diçka tjeter t’jua largoje kete. Bllokoni çdo gje perveç ketij mendimi, dhe patjeter qe do te ndjeheni me mire dhe do ta permisoni ndjeshem gjendjen emocionale. Jeta mund te jete absolutisht fenomenale, dhe ashtu do te jete, kur te filloni ta perdorni sekretin.

Cila eshte detyra jone ne procesin e krijimit dhe cila eshte detyra e universit ?

Le te perdorim nje metafore. Mendoni per Aladinin dhe llamben e tij. Aladini e ferkon llamben dhe del xhindi. Xhindi i thote gjithmone nje gje: “Deshira jote eshte urdher per mua.”

Merreni kete metafore dhe zbatojeni ne veten dhe ne jeten tuaj. Procesi krijues ka ekzistuar dhe do te ekzistoje edhe ne te ardhmen.

Ai perbehet nga tre hapa:

Hapi i pare eshte te kerkoni… T’e percaktoni se çfare doni nepermjet mendimeve tuaja.

Hapi i dyte eshte te besoni… Besoni qe tashme eshte i juaji. Kini ate qe quhet besim i patundur. Nuk eshte e nevojshme te dini se si do te realizohet kjo, juve ju duhet vetem ta deshironi. Shume prej nesh nuk ja kane arritur te deshirojne diçka, sepse nuk kane mundur ta kuptojne se si do t’ju ndodhe.

Nese beni pak kerkime, ata qe kane mundur te arrijne diçka, nuk e kane ditur se si do te ndodhe ajo. Ata dinin vetem qe do ta benin. Ju nuk e dini se si do t’ju shfaqet dhe kjo s’ka shume rendesi per ju rendesi kane mendimet pozitive. Ajo qe ju duhet eshte ndjenja e forte e besimit se ajo gje do te ndodhe dhe kjo do t’ju ndihmoje ta terhiqni.

Shumicen e kohes kur nuk shohim gjerat qe kemi kerkuar, zhgenjehemi, hidherohemi dhe fillojme te dyshojme. Dyshimi te sjell nje ndjenje hidherimi. Njiheni ate ndjenje dhe zevendesojeni me nje ndjenje besimi te patundshem. Une e di dhe e kam te qarte se do te ndodhe … dhe do te ndodhe… kini pak durim dhe rezultatet do te shfaqen.

Hapi i trete eshte te marresh. Gjeneroni ndjenjat e idese se te pasurit te asaj qe doni. Beni çdo gje qe do t’ju ndihmoje per ta pasur ate gje. Duhet te ndjeheni mire per kete njesoj sikurse do te ndjeheshit kur ta merrnit ate gje. Ju do te terhiqni çdo gje qe do te kerkoni, prandaj mbani imazhet e asaj qe doni. Mund t’ja filloni nga hiçi, dhe nga hiçi e pa asnje mundesi rruget do t’ju hapen.

Me pas, detyra juaj eshte te veproni sapo t’ju vijne idete, impulsi i brendshem dhe rrethanat e pershtatshme pastaj veproni pa hezitim.

“Beni hapin e pare ne besim. S’keni pse t’i shihni te gjitha shkallet, vetem beni hapat e pare.”

N. L. King

Sa kohe do te zgjase realizimi dhe zbatimi ?

Nuk ka nje rregullore qe thote se kjo do te zgjase gjysme ore, nje dite, nje jave apo nje muaj… kjo varet nga harmonia juaj me universin.

Dimensionet s’jane asgje per universin. Ne nivel shkencor, nuk eshte me e veshtire te terheqesh diçka gjigande sesa diçka te vogel.

Universi ndodh gjithçka pa u sforcuar fare.

Bari nuk rritet me veshtiresi, eshte planifikuar bukur, po keshtu edhe levizja e planeteve gjigande.

Gjithçka varet nga ajo qe po ndodh, keshtu qe ne themi: ” Kjo eshte e madhe, do te doje ca kohe, kjo eshte e vogel do t’i kushtoj nje ore kohe. Keto jane rregullat tona qe i percaktojme vete. Por sipas ligjeve te universit s’ka asnje rregull, ju siguroni ndjenjat, dhe do te merrni pergjigje.

Njerezit e fillojne zbatimin e kesaj me gjera te vogla. Per shembull: bejeni qellimin tuaj per te terhequr nje finxhan kafeje sot, dhe do ta terhiqni.

Perfytyroni nje bisede me nje mik te vjeter qe keni kohe qe s’e keni takuar. Dikush do te filloje t’ju flase per ate njeri, ai do t’ju telefonoje, ose do te merrni nje leter prej tij.

Ose para se te shkoni ne nje vend me makine ku keni problem me vendin e parkimin, mendoni nje hapsire qe do ta gjeni per te parkuar. Dhe ate do ta gjeni ose do te prisni 1-2 minuta, dhe dikush do tjua liroje nje vend. Praktikojeni dhe do te habiteni se si do t’i gjeni vendet e parkimit.

Shume njerez ndjehen te bllokuar, te burgosur ose te izoluar nga rrethanat e tyre aktuale. Por sido qe te jene rrethanat tuaja, ky eshte vetem realiteti juaj aktual. Dhe ky realitet do te filloje te ndryshoje si pasoje e perdorimit te sekretit, pra ligjit te terheqjes. Kur te doni te ndryshoni rrethanat, me pare duhet te ndryshoni mendimet dhe ndjenjat tuaja.

Nese ju nuk prisni gjera te bukura, ky mesazh dergohet ne univers dhe rezultatet do te jene jo te kendshme. Ju e konfirmoni çdo dite gjendjen tuaj.

Shume njerez e shohin veten e tyre dhe thone: “ky jam une”. Nuk jeni ju, por jeni ai qe keni qene. Nese shihni gjendjen tuaj aktuale, mund te mos keni shume para, apo s’keni lidhjet qe doni, ose shendeti dhe forma fizike s’ju kenaqin, s’jeni ju ai, ky eshte rezultati i mendimeve tuaja dhe veprimeve qe kemi bere ne te kaluaren.

Kur shikoni gjendjen aktuale dhe e perkufizoni veten si te tille, e denoni veten qe te jeni te tille edhe ne te ardhmen.

” Ne jemi rezultat i asaj qe kemi menduar.” Buda

Ç’mund te beni tani per ta ndryshuar gjendjen tuaj ?

Mund te permendim dy-tre menyra te thjeshta.

Se pari: filloni te beni nje liste gjerash per te cilat jeni mirenjohes.

Filloni me kete sepse kjo jua ndryshon energjine, fillon t’ju ndryshoje mendimet. Para ketij ushtrimi mund te jeni te perqendruar ne ate qe nuk keni, ne ankesat dhe ne problemet qe keni.

Kur ta beni kete ushtrim, do te filloni te shkoni ne nje drejtim tjeter, do te filloni te ndjeheni mirnjohes per gjerat per te cilat ndjeheni mire.

Sa me mirenjohes te ndjeheni, aq me shume gjera te mira do te terhiqni rreth vetes. Sepse kjo eshte ndjenja qe duhet te keni dhe me te cilen duhet te zgjoheni çdo mengjes. Mirnjohja eshte menyra me e mire per t’i shtuar gjerat e mira ne jete. Sapo te filloni te ndjeheni ndryshe rreth asaj qe keni, dhe jeni mirnjohes, do te filloni te terhiqni rreth vetes edhe me shume gjera te cilat i pelqeni.

Zoti ka thene: Nese falenderoni (tregohuni mirenjohes), Une (Zoti) do t’jua shtoj…

Kurani 14;7

Nje shembull interesant per ligjin e terheqjes eshte eksperimenti i realizuar mbi atletet olimpike i quajtur: ” Prova vizuale motorike “.

Gjeja interesante e kesaj prove ishte se u moren atletet olimpik dhe u lidhen me paisjet e sofistikuara. I kerkuana ta benin garen e tyre vetem me mendje.

Rezultatet ishin te pabesueshme. Gjate gares te njejtet muskuj levizen ne te njejten sekuence, ashtu siç do te benin ne te vertete.

Si eshte e mundur kjo?

Mendja s’e dallon nese po e beni vertet garen, apo eshte thjesht stervitje. Nese keni qene atje me mendje, do te shkoni edhe me trup.

” Kur perfytyroni, atehere materializoni “.

Denis Uaiti (Psikolog)

Eshte ndjenja ajo qe krijon terheqjen, jo vetem imazhi apo mendimi. Shume njerez mendojne se nese kane mendime optimiste, ose nese perfytyrojne ate qe duan kjo mjafton. Por nese e beni kete pa u ndjere i shperblyer, pa jetuar nje gjendje gezimi apo dashurie, nuk e krijoni fuqine e duhur.

Percaktoje qarte dhe me fuqi ndjenjen tende dhe qendroji besnik dhe i palekundur asaj.

Kjo ndjenje dhe ky vizion i brendshem, do te filloje te jete nje dritare e hapur nepermjet se ciles fuqia e universit do te filloje te shprehet tek ju.

” Se çfare eshte kjo fuqi s’e di, di vetem qe ajo ekziston.” B. Hill

Detya jone nuk eshte te kuptojme “si “- ne, ajo do te dale nga perkushtimi dhe besimi tek realizimi i saj. Ju do te doni ta beni çdo dite, por eshte kontradiktore fakti qe kjo mund t’ju duket si nje detyre. Gjeja me e rendesishme per sekretin eshte te ndjeheni mire. Ju doni te ndjeheni i gezuar nga ky proçes, doni te jeni ne humor te mire, te lumtur dhe ne harmoni sa me shume te jete e mundur.

Ndryshimi i vetem mes njerezve qe jetojne ne magjine e jetes dhe atyre qe nuk jetojne keshtu, eshte se njerezit qe jetojne me magjine e jetes kane krijuar nje manual jetese. Ata jane mesuar duke perdorur “ligjin e terheqjes” dhe atyre u ndodhin gjera magjike kudo qe te shkojne. Sepse ata kujtohen ta perdorin sekreti, dhe e perdorin ate gjate gjithe kohes.

Disa njerez e perdorin per pak kohe dhe jane te afte, ata thone; “jam i entuziazmuar, tani e mesova dhe do ta ndryshoj jeten.” Por fillimisht rezultatet nuk duken ne horizont, dhe sapo shfaqen rezultatet e para siperfaqesore, dikush duke pare keto pak rezultate mund te thote: ” Kjo nuk ben ” dhe e dini se ç’thote universi ?

” Deshira jote eshte urdher per mua.” Rezultatet ikin dhe gjendja rikthehet si me pare. Beni pak durim ne menyre qe te keni rezultate te plota.

” Imagjinata eshte gjithçka, parashikim i terheqjeve te ardhshme.” A. Ajnshtajn

Vendosni se çfare do te deshironit. Besoni se mund ta keni, besoni se e meritoni, besoni se eshte e mundur per ju. Pastaj mbyllni syte çdo dite per disa minuta, dhe perfytyrojeni ate sikur e keni.

Dilni nga kjo dhe perqendrohuni te gjerat per te cilat jeni mirnjohes dhe falenderojeni Zotin per keto miresi, gezohuni, pastaj jetoni diten tuaj. Transmetojani kete mesazh ne univers dhe rezultatet do te vijne.

” Çfaredo qe te sajoje mendja e njeriut, muud ta arrije ate.” W. Klementston

Duhet t’i vini vetes nje qellim aq te madh sa qe po ta arrinit do t’ju trulloste. Edhepse ju nuk shihni para jush asnje mundesi, asnje strategji, deklarojeni ate dhe besoni tek realizimi i saj, beni sikur tashme eshte e vertete dhe leshojeni ne univers, perfytyroni sikur qellimi eshte arritur, dhe kjo do te ndodhe me pas. Ky sinjal i fuqishem do te terheqe prane jush njerezit, rrethanat, parate, biznesin… suksesin tuaj.

Shumica e njerezve duan te çlirohen nga borxhet, por kjo do t’ju mbaje me borxhe pergjithmone.

Do terhiqni ate qe keni ne mendje.

Ju do te thoni: ” Po mendoja te çlirohesha nga borxhet “. Nuk ka rendesi nese keni thene “çlirim” apo “hyrje ne borxhe”. Nese keni ne mendje borxhe, borxhe do te terhiqni. Ankesat tuaja do tjua shtojne problemin edhe me shume.

Kur ju perqendroheni tek mungesat, te gjerat qe s’i keni, ankoheni per to ne familje apo diskutoni per to me miqte tuaj, ne fakt s’do t’ja dilni kurre, sepse filloni te terhiqni me shume nga ato qe s’keni

Nese doni bollek dhe prosperitet atehere perqendrouni tek ato qe doni.

P.sh nese jeni mesuar me idene: “Duhet punuar shume per te fituar ca para”, atehere zevendesojeni kete me: “Paraja vjen lehte dhe shpesh” pavaresisht se mendje juaj mund t’ju thote: “Genjeshtar, s’eshte e vertete”.

Fillimisht ne mendjen tuaj do te filloje te ndodh nje “loje tenisi” ndermjet jush dhe mendjes tuaj deri sa te triumfoni, dhe ideja e re te instalohet ne mendjen tuaj.

Shume njerez fitojne shume para, por rrethanat dhe lidhjet e tyre ta shpifin. Kjo s’eshte pasuri e vertete, mund t’i shkoni prapa parase dhe te beheni i pasur, por kjo nuk ju siguron ate qe doni. Nuk po themi se paraja s’eshte pjese e pasurise, por ajo eshte vetem njera nga pjeset.

Ka dhe njerez te tjere qe jane shpirteror, por ata jane te semure dhe troke gjithmone. Dhe as kjo s’eshte pasuri e plote. Jeta supozohet qe te jete e bollshme ne te gjitha fushat. Pasuria, shendeti, puna apo njeriu qe duam, nuk na sigurojne gjithmone lumturi. Sa e sa njerez i kane keto, por atyre i mungon lumturia. Por pse ndodh kjo ?

Kjo sepse nuk dijme se ç’duhet te kerkojme.

Pasuria e vertete eshte ajo qe bashkon gezimin, lumturine e brendshme me pasurine dhe bollekun e jashtem. Duhet kuptuar se gjendja e brendshme eshte me e rendesishme se e jashtmia, por te dyja jane te nevojshme dhe se balanca ndermjet tyre sjell lumturine e vertete dhe te qendrueshme.

Ne lidhjet me njerezit dhe marredheniet me ta, nje pike e rendesishme eshte qe ju te kuptoni veten.

Si prisni qe dikush tjeter ta pelqeje shoqerine me ju, kur ju nuk e pelqeni ate as vete ?

A e trajtoni ju veten siç pelqeni t’ju trajtojne te tjeret ?

Ju beni zgjidhje per veten tuaj, s’duhet te mendoni per tjetrin: ” Ju me jeni borxhli, duhet te me jepni me teper “.

Jepini me shume vetes, gjeni kohe per t’i dhene vetes qe ta mbushni veten deri ne limit, qe te keni me bollek dhe te merrni me teper.

Ate qe mendoni per veten, ate do ta terhiqni.

Po te doni veten, do te doni edhe te tjeret.

Ne lidhjet me njerezit, ne jemi mesuar te ankohemi per te tjeret. Perqendrohemi gjithmone te tjetri, kjo eshte gabimi. Qe nje lidhje te funksionoje duhet te perqendroheni tek gjerat qe ju pelqejne tek tjetri.

Kur te perqendrohemi te gjerat qe na pelqejne, ato do te shtohen. Gezimi juaj gjendet brenda jush, perdoreni.

Ndikimi i mendimeve tona.

Eshte e rendesishme te dime qe trupi yne eshte produkt i mendimeve tona. Mjeksia shkencore po fillon te kuptoje se deri ne ç’grade natyra e mendimeve dhe emocioneve percakton substancen fizike, strukturen dhe funksionin e trupave tane.

Ne artin kurativ njihet efekti “plasibo”.

Supozohet qe “plasibo” te jete diçka qe s’jep efekt ne trup. Si p.sh nje tablete sheqeri, apo diçka tjeter.

I thoni pacjentit se ky ilaç ka nje efekt te caktuar dhe ndodh qe “plasibo” te jape ate efekt, madje edhe me teper sesa mjekimi specifik per ate semundje. Eshte zbuluar qe mendja njerezore eshte faktori me i madh ne artet kurative, ndonjehere me shume se mjekimet.

Por kjo s’do te thote se duhet ta mohoni mjekesine, pasi format e sherimit jane te shumellojshme. Çdo forme sherimi e ka nje vend, dhe efektet e saj mund te jane provuar.

Ka me mijra diagnoza dhe semundje. Ato jane pika e dobet, jane rezultati i nje gjeje, stresit. Kur i vini shume presion zinxhirit, i vini shume stres sistemit dhe njera nga hallkat keputet, kjo ndodh edhe tek njeriu.

Filozofia jone krijon semundje, per te na treguar se kemi nje perspektive te çekujlibruar qe nuk ndiejme dashuri dhe nuk jemi mirenjohes. Pra nuk tregohemi falenderues per miresite qe kemi, por perqendrohemi te e keqja dhe i harrojme te mirat qe na rrethojne.

Kur nje njeri shfaq simtoma semundjeje, ai mund t’i largoje keto me forcen e besimit dhe mendimet e tij pozitive. Ne kemi brenda vetes nje program themelor, quhet vetesherimi. Nese ke nje plage, ajo mund te mbyllet. Po pate nje infeksion bakterial, sistemi imunitar vepron dhe mund ta eliminoje ate. Sistemi imunitar eshte krijuar qe trupi te sheroje vetveten.

Semundja nuk mund te jetoje ne nje trup qe eshte ne gjendje te shendetshme emocionale. Trupi juaj hedh me miliona qeliza çdo sekonde dhe krijon me mijra te tjera. Disa pjese te trupit tone zevendesohen çdo dite, pjese te tjerat duan disa muaj, te tjerat disa vite. Por brenda pak vitesh do te keni nje trup krejt te ri.

Nese keni nje semundje dhe po perqendroheni te ajo duke i folur njerezve per te, ne fakt do te krijoni me shume qeliza te asaj semundje. Perfytyrojeni veten duke jetuar ne nje trup shume te shendetshem dhe lereni doktorin te merret me te.

Kur nje njeri perqendrohet tek ajo qe s’shkon mire dhe tek simtomat e saj, do t’i pershpejtoje ato. Sherimi s’do te vije deri sa ta zhvendose mendimin e tij nga te qenit i semure ne te qenit i shendetshem, sepse ky eshte ligji i terheqjes.

Mendimet me te lumtura te çojne tek nje biokimi me e lumtur. Nje trup me i lumtur eshte me i shendetshem. Mendimet negative dhe stresi jane vertetuar se perkeqesojne trupin dhe funksionet natyrore te tij. Jane mendimet dhe emocionet tona ato qe rimblidhen, riorganizohen dhe ndikojne ne rikrijimin e vazhdueshem te trupit tone.

Hiqeni stresin fiziologjik nga trupi dhe trupi do te beje ate qe ka per detyre, do ta sheroje veten, Zoti ka krijuar ne trupin tone sistemin imunitar i cili reagon ndaj çdo semundje. Kane ndodhur çudira me kete, jane sheruar semundje te renda qe nuk mendohej se mund te sheroheshin. Forca e besimi tuaj ju ndihmon te sheroheni. Njeriu shendrohet ne ate per te cilen mendon. Mendoni sherimin dhe ai do t’ju vije.

Njerezit kane nje tendence, per t’i pare gjerat qe duan, dhe thone: ” Po ajo me pelqen, ate e dua “. Por ata shohin edhe gjerat qe nuk i duan dhe i japin po aq energji, ne mos edhe me shume, me idene se mund ta vulosin kete, ta eleminojne, dhe ta harrojne.

Ne shoqerine tone ne jemi te kenaqur me luften kunder çdo semundjeje te rende, kunder luftrave dhe çdo fenomeni qe nuk e duam. Gjerat ne te cilat perqendrohemi behen realitet.

Nese jemi shume te nevrikosur per nje lufte qe po vazhdon, konflikt apo vuajtje, po i shtojme energji edhe me teper asaj. Kjo krijon vetem rezistence.

Nje shprehje e urte thote: “Asaj qe i reziston, ajo insiston te ndodhe edhe me shume.” S’ka kuptim qe t’i japim te gjithe energjite tona problemeve tona.

Veproni ndryshe.

Nese jeni kunder luftes atehere ju jeni pro paqes.

Nese jeni kunder urise atehere jeni pro njerezve qe te kene me shume per te ngrene. Nese jeni kunder nje politikani te caktuar, atehere jeni pro nje kundershtarit te tij politik. Pra perqendrojini energjite tuaja ne drejtimin pazitiv te gjerave.

Shpesh zgjedhjet favorizojne personin qe njerezit kundershtojnet me shume, kjo sepse ai po merr gjithe energjine dhe vemendjen e duhur.

Duhet te perqendroheni tek ajo qe doni, jo tek ajo qe s’doni sepse kjo ju jep mundesi te thoni: ”Kete e dua”. Kur zeri dhe shikimi perbrenda behen me te thelle, me te qarte e me tingellues se opinionet jashte, e keni nen kontroll jeten tuaj.

Mesohuni te jeni i qete, ta hiqni vemendjen nga ajo qe nuk doni, dhe nga ngarkesat emocionale rreth saj. Perqendrojeni vemendjen tek ajo qe doni te perjetoni. Energjia rrjedh aty ku shkon vemendja. Nuk ndryshohet e keqja duke u perqendruar tek ajo vete, por tek e kunderta e saj, tek e mira.

Nese te gjithe e perdorin sekretin nuk do te mbaronin te mirat ?

E bukura e sekretit te madh eshte se ka per te gjithe. Ekziston nje genjeshter qe vepron si virus ne mendjen e njerezve. Dhe kjo genjeshter eshte qe s’ka per te gjithe, ka mungese, kufizim dhe s’ka mjaftueshem.

Zoti, Pronari i vertete i universit, eshte plot begati dhe miresi. Ai ia dhuron miresite e Tij atij qe deshiron dhe begatite nuk pakesohen kur i jep.

Genjeshtra e pakesimit i ben njerezit te mendojne per frike, zili e kopraci, dhe keto mendime behen pervoja e tyre. Pra bota ka pire nje pilule makthi.

E verteta eshte se ka me shume te mira, ka me shume ide krijuese, me shume fuqi, me shume dashuri, me shume gezim dhe e gjithe kjo fillon te vije te nje mendje qe e njeh natyren e vertete.

Çdo mesues i madh qe ka ardhur ne kete bote, na ka mesuar se Zoti e ka bere te bollshme kete bote dhe furnizimet e Tij jane te pashtershme per ate qe i kerkon, por kjo varet nga forca e besimit tone.

Keshtu qe kur mendojme se burimet po shterojne, gjejme burime te reja per te arritur te njejtat gjera. Edhepse themi se na mungon diçka, kjo ndodh sepse s’e hapim mendjen tone per te pare çfare kemi rrotull.

Kur te gjithe te jetojne te drejtuar nga zemra, dhe ne ndjekjen e asaj qe duan, nuk kerkojne te njejtat gjera, kjo eshte bukuria e kesaj. Ne nuk duam te gjithe gjerat e medhaja, nuk duam te njejtin njeri, nuk duam te njejten pervoje dhe te njejtat rroba, ne nuk duam te gjithe… thojeni ju.

Ka mjaftueshem per te gjithe, nese e besoni, nese e fshihni, nese veproni nepermjet tij do t’ju shfaqet, kjo eshte e verteta.

Gjithçka qe doni, hareja, gezimi, dashuria, bolleku, prosperiteti eshte aty dhe eshte gati duke pritur qe ta kapni. Duhet te jeni te uritur per te, duhet ta doni, duhet te keni qellime, Kur keni qellime dhe keni pasion per ate qe doni, do t’ju vije ajo qe keni dashur.

Ketu qendron edhe sekreti i lutjes tek religjonet, forca e besimit ne realizimi e saj krijon energjine e duhur dhe ben qe ajo te realizohet, ndersa dyshimi e nderpret realizimin e saj.

Njihini gjerat e mrekullueshme rreth jush dhe bekojini ato. Nga ana tjeter per gjerat qe s’po funksionojne ashtu siç doni ju, mos harxhoni energji duke u ankuar apo duke fajsuar, perqafoni çdo gje qe doni dhe do te keni me teper nga ato.

Ne dhe universi.

Nese shikoni doren tuaj, ajo ju duket e forte, por nuk eshte e tille. Nese e merrni dhe e vendosni nen nje mikroskop te pershtatshem do te shikoni nje mase energjie qe dridhet. Gjithçka eshte e bere nga e njejta gje, qofte dora juaj, oqeani ose dhe nje yll.

Gjithçka eshte energji. Per ta kuptuar me mire: kemi universin, galaktiken, planetin dhe individet. Pastaj brenda nesh sistemet organike, qelizat, atomet dhe brenda atomit energji. Pra ka shume nivele qe mund te flasim, por gjithçka ne univers eshte energji po te zberthehet.

Pavaresisht se ne ç’qytet jetoni, ju keni energji te mjaftueshme ne trupin tuaj, nje fuqi qe mjafton per te ndriçuar qytetin tuaj per gati nje jave.

Shumica e njerezve e perkufizojne veten nga ky trup i kufizuar. Kjo eshte gabim, ju s’jeni trup i kufizuar, edhe ne nje mikroskop jeni fushe energjie. Nese mendoni se jeni veshje mishi qe vini rrotull e keni gabim, jeni fushe energjie qe vepron ne nje fushe me te madhe energjie. E gjithe fuqia vjen nga brenda prandaj ne mund ta kontollojme ate.

Historite e njerezve jane te mbushura plot me ngjarje te mos-suksesit dhe problemeve te ndryshme. Kjo eshte histori e kujtdo nga ju, kudo qe te ndodheni. Pyetja eshte se çfare do te beni tani, çfare do te zgjedhesh tani ?

Sepse, ose do te perqendrohuni te keto gjera, ose te ato qe deshironi. Kur njerezit fillojne te perqendrohen tek ajo qe duan, ajo qe s’duan zhduket. Njera pjese zgjerohet, tjetra zhduket.

E bukura e ligjit te terheqjes eshte se ju mund t’ja filloni aty ku jeni. Mund te filloni te mendoni metevertete dhe te gjeneroni nje ton harmonik dhe te lumtur dhe universi do te filloje t’i pergjigjet kesaj. Duhet te besoni se ne univers ka bollek, duhet te besoni se gjithçka shkon mire per ty, ose duhet te besoni se nuk po plakeni por po rinoheni…

Dikush mund te mendoje: “Shume e bukur por nuk e bej dot”, ose “Ai nuk do te me lere ta bej”, “Nuk kam parate e mjaftueshme per ta bere”, ose nuk e nuk e nuk… por çdo “nuk” eshte nje krijim.

Kur mendoni per veten se mund ta beni ose jo diçka, ne te dy rastet keni te drejte. Çdo gje qe ju ben te ndjeheni mire, do te terheqe edhe me shume gjera te mira.

” Ndiqni lumturine tuaj, dhe universi do t’jua hape dyert aty ku ka patur vetem mure.” J. Kenpbell

Kur ndiqni lumturine tuaj, jetoni ne nje hapsire konstante gezimi. Ju i hapeni bollekut te universit. Jeni te entuzjazmuar ta ndani jeten me ata qe doni. Dhe entuzjazmi, pasioni, lumturia juaj behen ngjites. Do jetoni ne nje realitet te ndryshm, ne nje jete te ndryshme.

Dhe njerezit do t’ju shohin e do te thone: ” Çfare ben ti ndryshe nga une. “, e vetmja gje qe ti ben ndryshe eshte se ti punon me sekretit. Atehere mund te besh e te kesh gjera qe dikur mendoje se ishin te pamundura.

Tani ne po hyjme ne nje epoke te re, ku kufiri i fundit nuk eshte hapsira, por do te jete mendja. Shohim nje te ardhme me potencial te pakufizuar, e mundesi te pakufizuara. Ne po perdorim jo me shume se 5% te mendjes njerezore. Dhe 100% e potencialit njerezor eshte rezultati i shkollimi te duhur. Imagjinoni nje bote ku njerezit do te perdornin te gjithe potencialin e tyre mendor dhe emocional se sa e ndryshme do te ishte bota…

Njeriu eshte nje qenie komplekse. Brenda tij fshihen energji dhe mistere ende te.pa zbuluara.

Njeri prej tyre eshte ky ligj qe sapo shtjelluam.

Tani ju e keni forcen e duhur per t’i ndryshuar gjerat ne drejtimin e duhur. Kapeni timonin e anijes dhe drejtojeni ate aty ku duhet dhe mos lejoni eren dallget t’i japin drejtim anijes suaj. Behuni ju drejtues te jetes suaj dhe mos ja lini ate ne dore rastesise. Ju mund t’i jepni jetes drejtimin qe deshironi, zgjidheni vete…

Shpërndaje në rrjete sociale