Ka shumë diskutime prapa domethënies së ëndrrave, ku kryesisht besohet se ëndrrat e pasqyrojnë thellësinë e nënvetëdijes tonë, duke i përfshirë fobitë dhe dëshirat tona.
Por çfarë do të thotë nëse ëndërroni për të njëjtin person rregullisht, transmeton Telegrafi.
Sipas psikologëve klinikë, ëndrrat e rregullta për një person nuk duhet të merren aq seriozisht, qoftë nëse e shihni në ëndërr shokun/shoqen e ngushtë apo ndonjë armik të përbetuar.
Ëndrrat e tilla janë fenomen i zakonshëm, ku shumica prej nesh i përjetojmë. Këto ëndrra jo domosdoshmërish nënkuptojnë se jeni të fiksuar pas një individi, por mund t’i simbolizojnë ndjenjat dhe brengat tuaja.
Psikologët pra thonë se të parit në ëndërr vazhdimisht një person mund të jetë simbolizim i ndonjë stresi apo shqetësimi të caktuar.
P.sh. nëse e shihni vazhdimisht në ëndërr një koleg, atëherë ju mund të mos keni ndonjë problem të caktuar me individin, por mund të jetë çështje e përgjithshme në punë.
Posa ta zgjidhni konfliktin, edhe ëndrrat ndalen!
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...