Një nga shkaqet më të zakonshme për këto pika të bardha, të cilat shfaqen si në thonjtë e duarve ashtu edhe në të këmbës, është një gjendje e quajtur leukonychia.
Emri duket shqetësues por kjo gjendje në fakt nuk është e tillë. Edhe pse shumë njerëz mendojnë se këto pika shfaqen si pasojë e mungesës së zinkut ose kalciumit, kjo nuk është e vërtetë.
Ato shfaqen pas dëmtimeve të vogla që pësojnë thonjtë tuaj si pasojë e goditjeve ose e ndonjë shkaku tjetër.
Nëse nuk mbani mend ndonjë gjë që të ketë dëmtuar thonjtë tuaj, kini parasysh se thonjtë rriten shumë ngadalë kështu që goditja mund të ketë ndodhur edhe para disa javësh.

Çfarëdo qoftë arsyeja e dëmtimit, këto pika nuk kanë nevojë për trajtim dhe duhet të largohen me rritjen e thonjve.
Por nëse të gjithë thonjtë tuaj kanë pika të bardha të cilat nuk largohen, atëherë kjo mund të lidhet me ndonjë sëmundje si ato kardiovaskulare, të veshkave, anemi ose diabet.
Gjithsesi nëse shihni anormalitet në thonjtë tuaj, duhet të konsultoheni me mjekun pasi thonjtë shpesh janë tregues të disa sëmundjeve me rëndësi. /Telegrafi/
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...