Sindroma Ramsay Hunt është një çrregullim i rrallë neurologjik i karakterizuar nga dridhjet e fytyrës ose paraliza, e shoqëruar shpesh nga një skuqje që prek veshin ose gojën. Sipas Organizatës Kombëtare për Çrregullime të Rralla, rreth 5 në çdo 100,000 njerëz në SHBA zhvillojnë sindromën Ramsay Hunt çdo vit.
Sindroma, e përshkruar për herë të parë në vitin 1907 nga Dr. James Ramsay Hunt, shkaktohet nga një infeksion i virusit varicella-zoster, i njëjti që shkakton linë e dhenve dhe herpesin, që do të thotë se kushdo që ka vuajtur njërën prej këtyre sëmundjeve mund të vuajë gjithashtu këtë sindromë.
Sindroma Ramsay Hunt konsiderohet përgjithësisht e trajtueshme nëse kapet brenda tri ditëve nga fillimi i simptomave, duke përdorur medikamente antivirale si aciklovir ose famciclovir, së bashku me kortikosteroidet anti-inflamatore, si prednizoni. Fatkeqësisht për disa njerëz, humbja e dëgjimit dhe paraliza mund të bëhen të përhershme.
Barna të tjera mund të përdoren për të menaxhuar efektet anësore të pakëndshme, të tilla si shtypësit e vertigos ose reduktuesit neuropatik të dhimbjes./lapsi/
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG