Nëse nuk e dini, ka sisteme të brendshme dhe orë të ndryshme trupore të cilat ndihmojnë në kryerjen e funksioneve trupore
Mirëqenia jonë shpirtërore dhe shëndeti fizik janë të lidhura në mënyrë direkte.
Mjekësia tradicionale kineze i kushton vëmendje të veçantë energjisë trupore dhe shpërnguljes së saj në zona të ndryshme të trupit gjatë periudhave të ndryshme kohore.
Brenda një cikli 24-orësh, trupi juaj dhuron energji të ndryshme në organe të ndryshme.
Nëse keni qenë duke u zgjuar nga gjumi në të njëjtën kohë vazhdimisht, kjo mund të thotë se energjia juaj është duke u bllokuar. Kjo e pengon balancimin natyral dhe ciklin, ndërsa organet tuaja kanë nevojë për energji që të shërohen dhe të funksionojnë.
Ndër periudhat më të shpeshta ku njerëzve u del gjumi është mes orës 1 dhe 3 të mëngjesit. Kjo është periudhë kruciale për detoksikimin e trupit dhe procesin e rikuperimit. Gjatë kësaj periudhe, mëlçia juaj i liron toksinat, ndërsa prodhon gjak të freskët.
Nëse ju del gjumi gjatë kësaj periudhe, atëherë mund të jetë shkak i nervozës, frustrimit apo ndjenjave të tjera negative.
Sidoqoftë, nëse mendoni se nuk e keni asnjërën nga këto ‘simptoma’, atëherë mëlçia juaj mund të jetë duke kërkuar vëmendje për këto probleme. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...