Gjithnjë e më shumë njerëz ndjejnë një dëshirë të parezistueshme për ëmbëlsirat, gjë që nuk është një opsion ideal për linjën dhe shëndetin ton.
Nëse pyetni shumicën e njerëzve që duan të humbin peshë, shumica do të thonë se gjatë këtij procesi, e kanë pasur më të vështirë të heqin qafe ëmbëlsirat, transmeton portal arbresh.info
Ëmbëlsirat që janë të mbushura me sheqer dhe yndyrna nuk aleate të linjës sonë, por as për shëndetin nuk bëjnë mirë, sepse sipas shumë studimeve dëmtojnë organizmin.
Kur hamë shumë ëmbëlsira, rritet edhe rreziku për t’u prekur nga diabeti.
Kur kemi nevojë për ëmbëlsira çdo orë ose dy ose shpesh jemi të uritur, atëherë kjo është një shenjë se kemi nevojë për një detoksifikimin e sheqerit. Përveç kësaj, sinjale të tjera që trupi juaj ka nevojë për “pastrim” nga ëmbëlsirat janë:
Kur filloni të hani ëmbëlsira nuk mund të ndaleni.
Keni një dëshirë të parezistueshme për të ngrënë diçka të ëmbël pas çdo vakti.
Ju keni nivele të larta të sheqerit në gjak që shpesh luhaten.
Nëse dëshironi të reduktoni nevojën për sheqer, provoni të konsumoni këto çajra:
Çaj xhenxhefili
Një diuretik i shkëlqyer që përmban shumë antioksidantë, përshpejton eliminimin e lëngjeve të tepërta dhe mund të zvogëlojë dëshirën për ëmbëlsirat. Xhenxhefili përmban mbi 100 komponime bioaktive, minerale, vitamina B6, B12, magnez, natrium, kalcium, hekur dhe elementë të tjerë. Një pije me xhenxhefil mund t’ju ndihmojë të mbani nivelet tuaja të kolesterolit brenda kufijve të dëshiruar.
Çaji jeshil
Për çajin jeshil janë shkruar shumë artikuj, sepse ai përfaqëson një thesar të shëndetshëm. Nxit prodhimin dhe aktivitetin e norepinefrinës, e cila luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin e yndyrës në trup. Kjo është arsyeja pse është përbërësi kryesor në shumë tinktura që ndihmojnë në djegien e yndyrës dhe humbjen e peshës. Përveç kësaj, ky çaj ka një efekt të dobishëm në sistemin tretës dhe largon toksinat nga trupi. Ka një efekt pozitiv në sistemin kardiovaskular dhe atë të frymëmarrjes./arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK