Çaji i lajthisë: Një pije vjeshte që zgjidh shumë probleme

16:35 | 19 Shtator 2021

Çaji i lëvozhgës së lajthisë ka shumë përfitime, është i njohur edhe në mjekësinë popullore që ndihmon për flokët dhe lëkurën.

Lajthitë, frut i vjeshtës janë karakteristike për energjinë që i japin trupit, për ndikimin që kanë te përqendrimi dhe kanë efekt pozitiv në të gjithë sistemin nervor, transmeton portal arbresh.info

Bollëku i vajit të lajthisë ka një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut, dhe është gjithashtu i mirë për kujdesin e flokëve dhe lëkurës.

Sipas shumë nutricionistëve, një konsum i moderuar i lajthive, deri në 30 gram në ditë, është i dëshirueshëm.

Një filxhan çaj zgjidh problemin me ereksionin

Përveç frutave, të cilat kanë shumë përfitime, lëvorja që përmban lajthia është gjithashtu e shëndetshme.

Përdoret për të bërë çaj, i cili ndihmon me shumë sëmundje.

Çaji i lëvozhgës së lajthisë ka një vend të spikatur në mjekësinë popullore, sepse përdoret për ta bërë maskë kremoze për plagët e hapura të shkaktuara nga venat me variçe, dhe përveç kësaj, ky çaj është i mirë në trajtimin e hemorroideve dhe infeksioneve të traktit urinar./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara