Çaji i gjelbërt është caj i cili konsumohet shumë në Azi, mirëpo kohët e fundit ka gjetur përdorim të madh në të gjithë botën. Vjen nga gjethet e bimës Camellia Sinensi, me origjinë nga Kina dhe kultivohet më shumë në vende tropike dhe subtropike. Është një shkurre shumëvjeçare lulet e të cilës janë të bardha me 7 ose 8 petale. Varësisht nga niveli i oksidimit prej të njëjtës bimë prodhohet çaji i zi, i bardhë dhe ai i gjelbër.
Caji i gjelbër gjithmonë duhet të jetë i freskët dhe të blihet në një paketim të hermetikisht të mbyllur, pasi që oksigjeni shkakton humbjen e shijes së tij. Gjithashtu është mirë të ruhet në qelq.
Përveq vitaminave A, B, B12, C dhe mineralet si kaliumi, kalciumi, fluori ai përmbanë edhe rreth 130 përbërës kyç ndër to edhe flavonoide, të cilat thuhet se parandalojnë Alzheimerin.
Ai ka veti antioksidues, zvogëlon inflamacionin, forcon sistemin imunitar dhe mbron nga kanceri. Gjithashtu thuhet se mbron nga sëmundjet kardiovaskulare dhe është i dobishëm për sëmundjet e ndryshme të eshtrave, mbron nga osteoporoza, gjithashtu është edhe i dobishëm për shëndetin oral dhe mbron nga sëmundjet periodontale.
Ndër të tjera, ai lehtëson simptomat e artritit, diabetit dhe hepatit. Përbërësit e cajit të gjelbërt poashtu janë neurombrojtës dhe mbrojnë nga sëmundja e Alzheimerit si dhe format e tjera të crregullimeve kognitive, sidomos te moshat e vjetra. Mbron syrin nga sëmundjet e ndryshme, për arsye të vetive antioksiduese. Po ashtu ka një efekt mbrojtës edhe në glaukomë.
Është gjetur se ndihmon edhe në humbjen e peshës, gjë e cila vije si pasojë e stimulimit të metabolizmit duke bërë djegien e yndyrave dhe ndër të tjera ul edhe kolesterolin në gjak.
Një studim kinez ka treguar se personat të cilët konsumojnë çajin e gjelbër, jetojnë më gjatë./arbresh.info/
Rita Ora thotë se ishte ajo që i propozoi martesë bashkëshor...
IHMK: Rrjedhat e lumenjve në Kosovë nën mesatare
Shefi i CIA-s: Objektet bërthamore të Iranit ‘të dëmtuara rë...
Trump pas refuzimit të Spanjës për objektivin e NATO-s: Do t...
Zelensky nënshkruan ujdi me Këshillin e Evropës për themelim...
Edi Rama sjell pamje mahnitëse nga Thethi