Brenda tri ditëve dalin mjetet për punëtorët teknik në spitale, QMF dhe ambulanta

Jusuf Azemi
12:03 | 19 Prill 2021

Brenda tre ditëve pritet të dalin mjetet për punëtorët teknik të spitaleve, QMF-ve e ambulantave.

Afati tre ditor është i fundit që Sindikata e Sektorit Privat i ka dhënë Ministrisë së Shëndetësisë për këto pagesa të premtuara.

“Ju njoftojmë se mjetet për punëtorët teknik në Spitale, QMF dhe Ambulanta, nga Qeveria e Kosovës për rundin e dytë që është dashur të paguhen gjer me 4 Prill, pas diskutimeve me Ministrinë e Shëndetësisë ato mund të dalin më së largu edhe 3 ditë, ne u pajtuam se do të presim edhe 3 ditë e nëse ato nuk paguhen ne automatikisht do ta ndërpremë punën, mirëpo Ministria e Shëndetësisë garanton se deri te kjo nuk do te vijë”, bën të ditur kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara