Nëse ka ndonjë gjë që na ka mësuar historia, atëherë është se një sëmundje vdekjeprurëse do të krijohet dhe do të shpërndahet përgjatë globit.
E kjo shumë lehtë mund të ndodhë brenda dekadës së ardhshme. Ndërkaq, sa i përket kësaj sëmundje, Bill Gates thotë se nuk jemi të gatshëm.
Ndonëse ai e ka pranuar se jemi duke i ndihmuar familjet anë e mbanë botës të dalin nga varfëria e skajshme dhe bota është duke u përmirësuar në eliminimin e sëmundjeve si polio dhe malaria, Gates thotë se është një aspekt ku bota nuk është duke shënuar progres të mjaftueshëm: gatishmëria pandemike.
Gates ka prezantuar një stimulim nga Instituti për Modelim të Sëmundjeve i cili ka zbuluar se një grip i ngjashëm me atë që i kishte vrarë 50 milionë njerëz në vitin 1918 mund të shfaqet gjatë dekadës së ardhshme dhe mund t’i vret 30 milionë persona brenda gjashtë muajve.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku