
Bill Gates ka një pasuri prej 97 miliardë dollarësh
Bill Gates është i gatshëm të japë kontributin e tij në luftën kundër koronavirusit.
Bashkëthemeluesi i Microsoft tha në një intervistë për “Times”se situata që ne po përjetojmë “është si një luftë botërore, me ndryshimin e vetëm se të gjithë jemi në të njëjtën anë”.
Miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka pohuar se nëse vaksina kundër koronavirusit e eksperimentuar nga Universiteti i Oksfordit funksionon, ai është i gatshëm të marrë përsipër kostot e prodhimit: “Nëse ato janë efektive, unë do t’i financoj”.

Ai është në kontakt me studiues të ndryshëm dhe vazhdon të përditësohet me të gjitha programet më inovative. Në veçanti ai përmend ekipin e drejtuar nga Sarah Gilbert, drejtuese e programit në vazhdim në Institutin Jenner të Universitetit të Oksfordit.
Themeluesi i Microsoft është në kontakt me kompanitë farmaceutike që të jenë gati për ta prodhuar atë në një shkallë të madhe nëse funksionon.
Trump: Djali i Khameneit nuk është i pranueshëm, duam udhëhe...
Arton Konushevci emërohet zëvendësministër i parë i Administ...
Hamza pritet nga Rifat Jashari në Prekaz: Sakrifica e familj...
Osmani fton liderët e partive për konsultime mbi datën e zgj...
Një muaj paraburgim për ‘Mossin’ dhe dy shokët e tij për sul...
Kurti refuzon të komentojë për shpërndarjen e Kuvendit: Dekl...