Megjithëse bananet zakonisht mbahen në enë me fruta të tjera, kjo mund të mos jetë mënyra më e mirë për t’i ruajtur ato.
Nutricionistja Dr. Tamika Sims pohon se bananet duhet të ruhen në frigorifer kur të piqen, transmeton portal arbresh.info
“Mund të mbahen në banakun e kuzhinës derisa të piqen dhe më pas do t’ua zgjatni afatin e përdorimit duke i vendosur në frigorifer derisa korja të marrë ngjyrë të zezë”, tha ajo.
Sipas saj, kur bananet të piqen, mund t’i vendosni ato në qese për ngrirje dhe më pas t’i ngrini ato.
“Bananet nuk mbahen në frigoriferë nëpër dyqane. Nëse i vendosni në frigorifer shumë herët, mund të kontribuojë në shijen e tyre të hidhur, të ndryshojë ngjyrën dhe të mos piqen”, thuhet në Departamentin e Bujqësisë së SHBA-së.
Nëse lëkura e bananes dëmtohet, është mirë ta hidhni atë, thekson Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Kjo mund të nënkuptojë se është e prishur, si dhe se fruti mund të jetë i ndotur me mikrobe. Gjithashtu hidhni një banane që është e zezë, shumë e butë ose ka një erë të pakëndshme,” shtuan ata./arbresh.info/
Kallas nga veriu i Kosovës: Njëra palë thotë një gjë, pala t...
Operacioni ”Enigma” në Durrës, policia: Në pranga 7 persona,...
Man City në bisedime të avancuara me Milanin për Reijnders
Situatë kritike: Rreth 130 kamionë me ndihma humanitare hyjn...
Aktakuzë për fajde ndaj 5 personave në Prizren
Balje thotë se iu ofrua punë në këmbim të votës për Haxhiun,...