Duke u fokusuar në ekranin e kompjuterit, sytë gjithmonë reagojnë ndaj pikave të ndritshme dhe të errëta, ndaj ata që punojnë në kompjuter kanë nevojë për vitaminë A.
Sytë harxhojnë shumë rodopsinë, pigment fotosensitiv që është i nevojshëm për të parë sa më mirë. Vitamina A luan rol të rëndësishëm në prodhimin e rodopsinës.
Njerëzit të cilët duhet ta zvogëlojnë marrjen e yndyrnave dhe kolesterolit mund të hanë ushqim në të cilin ka më shumë beta-karotene.
Ato janë të pranishme në shumicën e perimeve, pastaj në pemët siç janë kumbullat e thata, pjepri, pjeshka dhe mango.
Këshilla për ata që punojnë në kompjuter:
Ruani pjerrësinë e tastierës kur lexoni dhe shkruani.
Për të pasur një qëndrim të mirë, krijoni pjerrësinë në lexim ose shkrim, të ngjashme me bankat e shkollës. Pjerrësia duhet të jetë 20 gradë.
Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errëtshkruan dritare. Të mos ketë reflekse në ekran kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.
Ekrani duhet të jetë rreth 50–60 cm larg syve.
Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.
Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.
Punoni me dritë natyrale sa më shumë.
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...