Nëse njerëzit e kanë të rëndësishme humbjen e peshës, atëherë askush nuk duhet të mbajë diete keto, thotë kardiologu amerikan.
Dr. Kim Williams, presidenti i kaluar i Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, bëri këto komente në lidhje me dietën, e cila përfshin konsumimin e një sasie të madhe yndyrash dhe pak fibra, nuk është aspak e shëndetshme, transmeton portali arbresh.info
Tifozët e kësaj diete do të ndihmojnë në humbjen e peshës, por do të rrisin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.
“Më pëlqen koncepti bazë për të ndryshuar shprehitë e dietës, sepse në këtë formë do të disiplinoni veten. Megjithatë, duhet zgjedhur dieta e duhur. Nëse gjithçka që dëshironit ishte humbja e peshës në mënyrë të shpejtë, atëherë duhet të dini të kërkoni”, thotë ai.
Ai thekson se dieta duhet parë me kujdes, sepse askush nuk përmend sëmundjet e zemrës që shkaktojnë dietat.
Mjeku thekson se nuk duhet limituar veten të humbja e peshës, por te ushqyerja e shëndetshme./arbresh.info/
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës