Kapsaicina është enzima aktive e specit të kuq që i jep jo vetëm shijen karakteristike, por edhe aftësinë që edhe një grimcë e vogël të të “përvëlojë” ! Studime të shumta kanë treguar përfitimet shëndetësore që kemi nga konsumi i specit djegës e këtu përfshijmë: mbajtjen nën kontroll të diabetit, aftësinë për të qetësuar dhimbjen, ndihmon në humbjen e peshës, luftën ndaj inflamacionit etj.
Capsaicin-a mban zemren e shëndetshme duke ulur kolesterolin, trigliceridet dhe problemet e mpiksjes se gjakut. Vendet qe perdorin speca djeges ne ushqimet e tyre kane shkalle dukshem me te ulet te atakeve te zemres dhe goditjeve ne tru, se sa kulturat e tjera qe nuk i perdorin ushqimet pikante. POR ajo që ndoshta duhet thënë më shpesh është se ushqimet që përmbajnë capsaicin konsiderohen të sigurta apo të shëndetshme për organizmin nëse konsumohen pa e tepruar dhe jo gjatë ditëve të nxehta. Niveli i lartë i kapsaicinës mund të shkaktojë marramendje, dhimbje stomaku, diarre dhe probleme të tjera të aparatit tretës. Për disa njerëz, ushqimet me enzimën capsaicin mund të shkaktojnë urth.
Nëse përjetoni shpesh dispepsi pas ngrënies së ushqimeve me aromë të fortë (si speci djegës, apo erëza të caktura) , mund të jetë më mirë t’i shmangni ushqimet që përmbajnë kapsaicin. Piperi djegës gjithashtu mund të shkaktojë probleme të tretjes dhe inflamacion tek ata që janë të ndjeshëm ndaj ushqimeve djegëse.
Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...
Tronditi Podujevën me kallashnikov, policia jep detaje të re...
Mbi 2800 gjoba të shqiptuara e 80 persona të arrestuar brend...
Zbulohet çiftet potenciale të play-offit në Ligën e Kampionë...
Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit në Kolumbi, mes 15 v...
Shpërtheu në festë pranë stolit të Real Madridit, Mourinho i...