Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftojnë qytetarët e vendit se dje (4 prill) në Kosovë kanë ardhur 94 mijë doza të vaksinës Pentavax (DPT/Hep B/HiB) për vaksinimin e fëmijëve sipas Programit të Zgjeruar të Imunizimit.
“Këto vaksina janë të prodhuara na janar të këtij viti, ndërsa pas regjistrimit të tyre, sot ka filluar shpërndarja e tyre dhe janë informuar të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare. Sasia e vaksinave që marrin komunat varet nga kërkesat e tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Siç bëhet e ditur në këtë njoftim në ditët në vijim, prindërit, në bashkëpunim me njësitë e vaksinimit nëpër QKMF, duhet t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me këtë lloj të vaksinës sipas programit të vaksinimit.
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...
Pas gati një dekade, Aridon Bllaca largohet nga Gjilani
Go+ Peja rikthen në skuadër basketbollistin Fatlind Shoshaj
Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona...
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë
Leonid Berisha gati për sfidën e radhës, përballet me grekun...