“Arma” më e re kundër tumorit në tru mund të jetë një medikament i zakonshëm. Një nga format më të shpeshta të tumorit në tru, glioblastoma, mund të luftohet me aspirinë, në formë të lëngshme.
Versioni i ri i aspirinës, me emrin ‘IP1867B’, ka të shtuar dy përbërës, emri i të cilëve nuk është bërë publik, por mesa duket mund të jetë 10 herë më i efektshëm se kimioterapia për të vrarë qelizat kancerogjene.
Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Universiteti i Portsmuthit në Britani, i publikuar në Konferencën mbi Tumorin e Trurit 2016, në Varshavë.
Krijimi i aspirinës së lëngshme ka qenë një objektiv i rëndësishëm për shkencëtarët, pasi përbërja kokrrizore e tabletës mund të shkaktojë efekte anësore në stomak.
Ky version i ri i ilaçit që ne e përdorim kryesisht për dhimbjen e kokës ka aftësinë të kalojë barrierat e gjakut në tru, duke arritur te tumori.
E testuar në qelizat tumorale të të rriturve dhe fëmijëve me glioblastomë, kjo përbërje është zbuluar se është më efektive se çdo lloj ilaçi që është aktualisht në qarkullim për këtë sëmundje dhe për më tepër, nuk dëmton qelizat e shëndetshme.
Teste të tjera pritet të bëhen, por studiuesit janë besimplotë se një trajtim i tillë, i kombinuar edhe me kimioterapi, mund të shërojë edhe raste të vështira./shekulli
Raportohet se Foda është në bisedime me klubin Al-Wahda
Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro mohon akuzat në gjyq...
Jo vetëm dy klubet e mëdha turke, por edhe gjiganti italian ...
Dushet me ujë të ftohtë nuk janë për të gjithë: Duhet t’i sh...
Kosova merr udhëheqjen një vjeçare të Fondit për Ballkanin, ...