Një fabrikë që prodhon kondomë ka deklaruar se është duke shqyrtuar marrjen në konsideratë të ankesës së Ministrit të Shëndetësisë së Zimbabvesë për rritjen e madhësisë së kondomëve.
Ministri i Shëndetësisë, David Parirenyatëa është ankuar se kontraceptivët e prodhuar në Kinë dhe të eksportuar në kombin afrikan janë shumë të vegjël për burrat, transmeton portali arbresh.info
Ai këto komente i bëri në një ngjarje në Harare gjatë javës së kaluar, me qëllim të promovimit të parandalimit të HIV/Aids.
“Rajoni i Afrikës Jugore ka numrin më të madh të personave të prekur me HIV dhe ne jemi duke tentuar që të promovojmë përdorimin e kondomëve”, citohet të ketë thënë ai.
“Të rinjtë tanë që duan të përdorin këtë produkt, tani ankohen se janë të vegjël për ta, prandaj ne i bëjmë thirrje kompanive kineze që të marrin në konsideratë kërkesën ton”, tha ai.
Parirenyatëa shtoi se firmat në Zimbabve duhet të shikojnë për krijimin e prezervativëve në vend, që të mos mbështeten në importet./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...