Ananasi mund të konsumohet i freskët ose në formë të lëngut dhe është shumë i shëndetshëm. Pasi përmban bromelinë, enzimë me përbërës kundër inflamacioneve, me lehtësi lufton infeksionet dhe vret bakteret. Lëngu nga ananasi i freskët është dëshmuar të jetë deri pesë herë më efektiv sesa shurupi kundër kollës. Vetëm një gotë lëng ananasi përmban pothuajse gjysmën e nevojave ditore për vitamina C.
Përmes lëngut të ananasit merren enzima të rëndësishme që rregullojmë metabolizmin dhe krijimin e energjisë në trup. Në ananas ka edhe shumë magnez, minerale që janë të rëndësishme për inde dhe eshtra, si dhe për absorbim më të mirë të kalciumit. Përzieni: 250 ml lëng të freskët ananasi, 1/4 e gotës lëng të freskët të shtrydhur nga limoni, një pjesë rrënjë xhenxhefili (të gjatë rreth 7 cm), 1 lugë mjaltë dhe gjysmë lugë speca pikant të bluar. Merrni 2 deri 3 herë në ditë, nga 1/4 e gotës. Përsëriteni për çdo ditë derisa simptomat të tërhiqen.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...