Në vitin 2014 numri i personave të prekur me kancer, të cilët ishin regjistruar në Institutin e Onkologjisë ishte 760. Në vitin 2015 kjo shifër ishte rritur në 808, në vitin 2016 të prekur me kancer ishin 1.236 persona, ndërsa në vitin 2017 kishte 1.550 raste të reja të personave të prekur me kancer, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Për pak vite janë dyfishuar rastet e pacientëve të prekur nga kanceri. Ky është alarmi që jepet nga drejtues të Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë.
Këta drejtues kanë bërë të ditur se që nga viti 2014 deri në fund të vitit të kaluar, përkatësisht për katër vjet, në Kosovë ka pasur rritje të këtyre rasteve për 50 për qind.
Në vitin 2014 numri i personave të prekur me kancer, të cilët ishin regjistruar në Institutin e Onkologjisë ishte 760.
Në vitin 2015 kjo shifër ishte rritur në 808, në vitin 2016 të prekur me kancer ishin 1.236 persona, ndërsa në vitin 2017 kishte 1.550 raste të reja të personave të prekur me kancer.
Megjithatë, këto shifra mund të jenë edhe më të mëdha, pasi shumë pacientë kërkojnë shërim jashtë vendit, duke e anashkaluar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ekrem Hyseni, ka thënë se të prekurit nga kanceri janë kryesisht të moshës më të vjetër, ndonëse ka edhe të rinj./Zëri/
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro