Shumë vajza pyesin a mund të ngelen shtatzëna gjatë menstruacioneve!
Dija është baza e parë për kontracepsionin e shëndetshëm.
Shumica e femrave nuk marrin guximin të pyesin a mund të ngelen shtatzënë gjatë menstruacioneve, sepse shpesh edhe ideja mbi seksin në atë periudhë është shkaktar ndjenjës së turpit.
Përgjigjja e vërtetë merret me llogarinë e lehtë, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, dita e parë e menstruacioneve është edhe dita e parë e ciklit. Ovulacioni mund të ndodhë midis ditës së 11-të dhe të 21-të – atëherë vezorja liron qelizën vezore.
Mesatarisht, ditët e pëlleshme përfshijnë 5 deri në 7 ditë në muaj andaj femra e cila ka cikël të rregullt prej 28 deri në 30 ditësh më së shpeshti nuk mund të ngelet shtatzënë gjatë menstruacioneve.
Mirëpo, femrat me ciklin më të shkurtër mund të hyjnë në ovulacion që para përfundimit të ciklit.
Për shembull, në një hulumtim, 10 për qind të femrave kanë qenë të frytshme që në ditën e gjashtë të ciklit.
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...
Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos ...
Haxhiu pret në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion...
Arrestohet në Prizren 37-vjeçari i kërkuar për vrasje, ishte...