Përhapja e shpejtë e variantit shumë ngjitës të omicron vazhdon të shkaktojë shqetësime në mbarë botën, duke përfshirë për shumë njerëz që kanë kaluar tashmë infeksionin e koronaviorusit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se varianti Omicron mund të përbëjë një rrezik të shtuar të riinfeksionit, duke vënë në duke se informacioni është i kufizuar dhe i bazuar vetëm në prova paraprake, transmeton portal arbresh.info
Por, a mund të infektohemi me Omicron dy herë?
Në këtë pikë, të gjithë janë të pasigurtë.
“Çështja nëse mund të riinfektoheni nga i njëjti lloj i COVID-19 dhe sa e mundshme është, është në ajër”, sqaron mjeku amerikan Dr. Michael Dreis.
Dr. Amesh Adlja, një studiues i lartë në Qendrën John Hopkins për Sigurinë Shëndetësore, tha për KHOU-TV në Hjuston se është e paqartë se çfarë niveli të imunitetit po ndodh infeksioni Omicron.
“Unë dyshoj me kalimin e kohës, po, ndoshta mund të riinfektoheni,” tha ai. “Por ne nuk i kemi ende ato të dhëna sepse Omicron u shfaq për herë të parë nga tetori/nëntori”.
Në mesin e muajit dhjetor, një studim i kryer nga Mbretëria e Bashkuar, zbuloi se rreziku i riinfeksionit me variantin Omicron është pesë herë më i lartë se sa ai me variantin delta, shkruan reuters.
Megjithatë, disa studiues pretenduan se ishte e rëndësishme të mos mbiinterpretoheshin gjetjet, duke thënë se të dhëna të mjaftueshme nuk ishin ende të disponueshme.
Në përgjithësi, mjekët shfaqin shqetësim në daljen e varianteve të reja, pasi ato mund të humbasin fuqinë e infeksioneve.
Meqenëse variantet e reja janë ekstra-ngjitëse dhe imuniteti i vaksinës zvogëlohet me kalimin e kohës, më shumë riinfeksione janë raportuar në muajt e fundit, sipas mjekëve të Klinikës Cleveland, duke vënë në dukje se masat paraprake të relaksuara ndaj COVID-19 gjithashtu luajtën një rol.
Sipas shumë mjekëve, varianti Omicron nuk dallon shumë nga gripi sezonal dhe vetëm ngjitja dhe testimi e bëjnë atë të dallueshme./arbresh.info/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses