A është pornografia shkaktar për performancën e dobët seksuale?

22:40 | 9 Qershor 2017

Meshkujt të cilët nuk janë të kënaqur seksualisht me lidhjet e tyre, kanë më shumë gjasa që të kenë problem me ereksionin.

Shpesh pornografia fajësohet për largimin e meshkujve nga marrëdhëniet seksuale me partnerët e tyre, megjithatë sipas një studimi një në pesë meshkuj që shikojnë pornografi evitojnë intimitetin.

Studimet e mëparshme kanë treguar që meshkujt të cilët shikojnë pornografi rregullisht janë më pak të interesuar të kenë marrëdhënie seksuale me partnerët e tyre, kjo ngaqë kanë tolerancë seksuale më të lartë.

Mirëpo disa ekspertë tani kanë dhënë kritika për këtë teori, duke thënë që problemet janë më të komplikuara.

“Meshkujt masturbojnë për të kompensuar mungesën e kënaqësisë seksuale në lidhjet e tyre. Kjo sjellje seksuale shpesh shoqërohet me shikimin e pornografisë, dhe shumë thjeshtë mund të keqkuptohet” ka thënë Dr. David Ley.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara