Hilary Jones, mjek në Britaninë e Madhe, i është përgjigjur disa nga pyetjeve që njerëzit i kanë drejtuar lidhur me pandeminë e koronavirusit, ndërsa tregon si të mbroni veten dhe personat e tjerë.
Kam dëgjuar se uthulla mund të ndihmojë të na mbrojë nga virusi. Është e vërtetë?
Unë jam dakord që uthulla është zakonisht një produkt i mirë për pastrimin e përgjithshëm, por nuk është i efektshëm kundër këtij virusi.
Detergjenti është gjëja kryesore që lufton virusin dhe kur kombinohet me ujë të nxehtë është edhe më mirë.
Dezifektanti i duarve, që përmban alkool 60 përqind ose më shumë, gjithashtu funksionon.
Unë përdor doreza kirurgjikale dhe i ndryshoj ato sa herë që prek diçka që mund të jetë e kontaminuar. Por së shpejti do të mbarojnë. Po nëse i laj me ujë dhe sapun ndërkohë që i kam të vendosura dorezat a mund të pastrohen mirë?
Unë nuk jam mikrobiolog, por logjikisht dorezat do pastrohen nëse lahen me sapun dhe ujë të nxehtë. Vetëm bëni kujdes që larja e shpeshtë të mos ndikojë në integritetin fizik të dorezave, dhe duhet të siguroheni që kur t’i heqni ato mos prekni pjesën e jashtme.
Gruda dhe Fetahu, PDK: Gjykata Kushtetuese konstatoi se s’ka...
Raportohet për 9 vatra aktive në Shqipëri, dhjetëra automjet...
Gruda i PDK-së sqaron aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese
Festa e “Vidovdanit”, policia arreston në Graçanicë organiza...
Vinicius shpërthen në të qeshura kur gazetari ia bën pyetjen...
Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione...