Djathi përmban sasi të lartë yndyre dhe për shkak të kësaj njerëzit shpesh sugjerohen që të konsumojnë djathë me më pak yndyrë.
Por, një studim i njësisë për ushqim pranë Universitetit në Kopenhagë djathi me sasi të zakonshme të yndyrës nuk ka efekte në ngritjen e kolesterolit të keq, por ndikon pozitivisht në kolesterolin e mirë.
Studimi ka zgjatur 12 javë dhe aty kanë marrë pjesë 139 persona, të cilët ishin të ndarë në tri grupe: personat, të cilët konsumojnë djathë me sasi të zakonshme të yndyrës, personat, të cilët konsumojnë djathë me sasi të ulët të yndyrës dhe ata, të cilët nuk hanë fare djathë.
Rezultatet treguan se asnjëri nga grupet, të cilët konsumojnë djathë nuk kishin kurrfarë ndryshimesh në nivelin e kolesterolit të keq, derisa grupi i cili konsumonte djathë me sasi të zakonshme të yndyrës kishte ngritje të nivelit të kolesterolit të mirë.
Prania e kolesterolit të mirë është pozitive për organizimin, pasi që ndihmon në parandalimin e atero-sklerozës, e cila mund të sjellë deri te goditja në tru, ose në zemër.
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme