Një nga trendet e kohëve të fundit është konsumi i ujit me kripë natyrale. Ndërsa disa pretendojnë se uji me kripë mund të ndihmojë trupin të nxjerrë jashtë toksinat dhe rrit nivelet e energji, të tjerë janë më skeptikë lidhur me përfitimet e supozuara të tij.
Themeluesja e “Practical Nontoxic Living”, Sophia Gushée, vendosi ta testonte ujin me kripë për një javë. Në fund të javës ajo raportoi se konsumimi i kësaj përzierje e ndihmoi në pastrimin e lëkurës, përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe në një mënyrë jetese më të shëndetshme. Por dietologia Rhiannon Lambert nuk është e bindur nga ky trend, aq më pak se ndihmon në detoksikimin e trupit.
“Shpesh konfuzohemi nga këto “trende” të reja që shohim në internet, dhe ky duket se është i fundit për të cilin duhet të jemi të kujdesshëm”, tregon ajo për The Independent.
“Studimet kanë treguar se konsumimi i kripës me moderim mund të jetë i dobishëm në menaxhimin e tensionit të gjakut. Por, teprimi me kripën mund të çojë në zhvillim të tensionit të lartë të gjakut”.
Edhe pse ajo e pranon që është e nevojshme që të konsumojmë doza të vogla të kripës si pjesë e një diete të shëndetshme, ajo thekson gjithashtu se nuk ka të dhëna që vërtetojnë se kripa mund të ndihmojë në funksione të tilla si tretja.
“Është e rëndësishme të dini se çdo përfitim vjen nga përbërësi kryesor – uji”, thekson ajo.
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin