Pesha e tepërt nuk është e keqe vetëm për zemrën tuaj – por gjithashtu jua rritë rreziqet për zhvillimin e kancerit. Në fakt, 40 për qind e të gjitha llojeve të kancerit janë të ndërlidhura me mbipeshën apo obezitetin.
Hulumtuesit kanë zbuluar se prej përafërsisht 1.6 milionë kancereve të diagnostikuara në vitin 2014, rreth 630.000 prej tyre kishin qenë kancere të ndërlidhura me mbipeshë apo obezitet.
Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtime rreth Kancerit thotë se 13 lloje të kancerit ndërlidhen me të qenit mbipeshë apo obezë, ndër këto lloje janë: ezofagu, endometriumi, stomaku, kanceri i gjirit (te gratë pas menopauzës), kanceri i zorrës së trashë, kanceri i mëlçisë, pankreasit, veshkave, etj.
Hulumtuesit ende nuk e dinë ndërlidhjen e saktë mes obezitetit dhe kancerit, por padyshim se ekziston një lidhje e tillë.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...