Njerëzit me tension të rregullt të gjakut, kanë më pak shansë të preken nga sulmi në zemër.
Tensioni i lartë i gjakut dëmton procesin e enëve të gjakut në të gjithë trupin, duke e bërë të pamundshëm qarkullimin normal të tij, transmeton portali arbresh.info.
Gratë mbi 55 vjeç ka gjasa të preken më shumë nga tensioni i lartë sesa një përqindje e madhe e burrave.
Por ja cilat janë 4 metodat që mund të parandaloni sulmin në zemër.
Ushtroni rregullisht
Sipas një studimi të kryer në Finlandë, rreth 47 mijë burra dhe gra që kanë zhvilluar ushtrime të rregullta, kanë parandaluar sulmin në zemër. Ushtrimet ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë dhe e bëjnë zemrën më të fortë. Gjithashtu, ushtrimet parandalojnë edhe sëmundjen e diabetit dhe kontrollojnë nivelin e kolesterolit.
Kontrolloni peshën
Rritja e peshës pas moshës 18-vjeçare lidhet direkt me rrezikun e sulmeve në zemër dhe sëmundjeve tjera. Ekspërtët sygjerojnë që shpesh të bëhet kontrollimi i peshës.
Hani dietë të shëndetshme
Dietat e ngopura me yndyrë mund të rrisin nivelin e kolesterolit. Kolesteroli konsiderohet një ndër shkaqet kryesore që më pas sjell sulmin në zemër.
Ndaloni pirjen e duhanit
Rreziku i sulmit në zemër ulet ndjeshëm që nga dita që filloni të mos pini duhan. Sipas studimeve të fundit, gratë që pijnë duhan ka gjasa të preken nga sulmi në zemër./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit