Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismaili në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se aktualisht në Klinikën Gjinekologjike janë të hospitalizuara 16 paciente të infektuara me Covid-19, gjashtë prej tyre në oksigjenoterapi dhe një në gjendje të rëndë.
Sipas, doktor Ismailit të gjitha shtatzënat e atakuar me Covid në format më të rënda kanë qenë të pavaksinuara.
Ndonëse ditën e fundit numër i madh i shtatzënave kanë vdekur si pasojë e Covid-19, ai thotë se numri i vdekjeve është në proporcion me të tjerët.
“Aktualisht në Klinikën Gjinekologjike janë të hospitalizuara 16 paciente të infektuara me Covid-19. Gjashtë prej tyre janë në oksigjenoterapi dhe njëra është në gjendje pak më të rënduar të tjerat janë stabile”.
“Të gjitha shtatzënat frekuentohen në Klinikën Obsetrike-Gjinekologjike për atë arsye del një shifër më e lartë dhe vdekjet te shtatzënat bëjnë një jehonë më të madhe sepse një shtatzënë bartë një fëmijë në mitër, mirëpo prapë është numër proprocional me të vdekurit e tjerë. Të gjitha shtatzënat e atakuar me Covid në forma më të rënda kanë qenë të pa vaksinuara”, tha ai.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...