Ndalon plakjen. – Shega është antioksidant. Lëngu i saj është i mirë për absorbimin e radikaleve të lira që gjenden në organizëm, transmeton Koha.net.
Mbron veshkat. – Hulumtimet e fundit të botuara në media disa ditë më parë tregojnë se shega parandalon dëmtimet në veshka. Para së gjithash, ajo mbron veshkat nga toksinat.
Mbron dhe rigjeneron mëlçinë. – Jo vetëm që lëngu i saj e mbron mëlçinë, por edhe ndihmon në rigjenerimin e saj, në qoftë se dëmi ka ndodhur tashmë.
Eliminon alergjinë. – Shega përmban substanca të cilat i pengojnë proceset biokimike që lidhen me reagimet alergjike.
Mbron nga sëmundjet e zemrës. – Studimet e reja kanë treguar se shega përshpejton aftësinë e trupit për ta sintetizuar kolesterinën dhe për t’i shkatërruar radikalet e lira në sistemin vaskular.
Mbron nga kanceri i prostatës. – Hulumtuesit nga një universitet kanë treguar se lëngu i shegës mund të shkaktojë vdekjen e qelizave të kancerit.
Mbron nga kanceri i gjirit. – Shkencëtarët e një tjetër universiteti kanë vërejtur efektet e lëngut të shegës, si një komponentë ushqyese në kancerin e gjirit. Rezultatet i kanë publikuar në një revistë me konkluzionin që lëngu i shegës është shumë efektiv në parandalimin e përhapjes së qelizave të kancerit.
Mbron nga kanceri i lëkurës. – Nëse hani shegë, do ta zvogëloni rrezikun nga disa nga llojet kryesore të kancerit të lëkurës. Ky studim është publikuar nga dermatologët.
Mbron ADN-në. – Fitonutrientët dhe antioksidantët e mbrojnë materialin gjenetik të organizmit.
Normalizon shtypjen e gjakut. – Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se shega mund të ndihmojë në uljen e shtypjes së gjakut, të shkaktuar nga ushqimi i yndyrshëm.
Rregullon metabolizmin. – Shega ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak, përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, dhe lufton kundër inflamacionit dhe faktorëve të tjerë që mund të ndikojnë në metabolizëm. Shumë nga këto çrregullime mund të nënkuptojnë shfaqjen e diabetit ndërsa shega mund të kontribuojë në humbjen e peshës.
Mbron nga infeksioni. – Hulumtimi i ri tregon se shega, si ilaç, është efektiv në shkatërrimin e baktereve Gram-negative. Shumë baktere Gram – negative njihen të jenë rezistuese ndaj ilaçeve.
Mbron nga shfaqja e sëmundjes Alzheimer. – Kjo frutë mund të mbrojë apo ngadalësojë humbjen e kujtesës.
Mbron nga osteoartriti. – Përbërësit dhe acidet e saj janë dëshmuar si shërues në trajtimin e osteoartritit.
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...