Çdo pak sekonda, dikush, diku, ka nevojë për gjak. Ji aty, dhuro gjak, shpëto jetë!
Çdo vit, më 14 qershor, shtetet në të gjithë botën festojnë Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut. Ky event shërben për të falënderuar vullnetarët, dhuruesit e gjakut të cilët nuk janë paguar për këtë dhuratë jetëshpëtuese, dhe për të rritur ndërgjegjësimin për dhurime të rregullta të gjakut, për të siguruar cilësi, siguri dhe gjendje të gjakut dhe produkteve të tij për pacientët në nevojë, transmeton Shendeti.com.al.
Transfuzioni i gjakut ndihmon në shpëtimin e miliona jetëve çdo vit. Mund të ndihmojë pacientët që vuajnë nga gjendje të rënda shëndetësore për të jetuar më gjatë dhe më mirë. Ndihmon nënat shtatzëna dhe fëmijët, si dhe gjatë aksidenteve dhe fatkeqësive natyrale.
Shërbimi i gjakut, që iu jep mundësi pacientëve të marrin gjak dhe produkte të tij kur ata kanë nevojë dhe në cilësi të mirë, është komponenti kyç për një sistem shëndetësor efektiv. Furnizimi i mjaftueshëm mund të sigurohet vetëm nëpërmjet dhurimeve të rregullta nga vullnetarët.
Këtë vit, shteti mikpritës për eventet e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut 2018 është Greqia, me Qendrën Kombëtare Helenike të Gjakut. Ngjarja globale do të organizohet sot (më 14 qershor 2018) në Athinë.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin