Një regjim i shëndetshëm ushqimor shoqërohet me jo pak përfitime shëndetësore.
Nëse keni filluar të përjetoni humbje të kujtesës afatshkurtër, atëherë është e këshillueshme të konsumohen këto ushqime:
Peshk
Kur është fjala për ushqimet e trurit, peshku yndyror (si salmoni, skumbri dhe sardelet) janë në krye të renditjes. Yndyrat omega-3 janë përgjegjëse për shumë funksione të këtij organi, parandalojnë plakjen e qelizave dhe përshpejtojnë prodhimin e atyre të rejave.
Boronica
Një studim i botuar në Journal of Neuroscience zbuloi se boronicat mund të parandalonin humbjen e kujtesës afatshkurtër. Të pasura me antioksidantë, manaferrat e boronicat gjithashtu ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga inflamacioni.
Arrat Sipas një studimi botuar në American Journal of Epidemiology, vitamina E e gjendur me shumicë tek arrat mund të ndihmojë për të parandaluar aftësinë njohëse të trurit.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit përmban polifenole, antioksidantë të fuqishëm që mund të parandalojnë sëmundjet dhe humbjen e kujtesës më së shumti gjatë moshës së tretë.
Farat e kungullit janë të pasura me zink, një mineral i rëndësishëm për forcimin e kujtesës.
Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...
Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...
Selimi: Prokurorët e Speciales po paragjykojnë dhe nuk po gj...