Po flasim për spinaqin. Ndoshta e dinit që ai ka një sasi shumë të madhe të hekurit dhe ndihmon në forcimin e muskujve, por kurrë nuk e kishit menduar se kishte edhe këtë veti të pabesueshme. Ndaj mos e ndani nga tryeza.
Nëse e konsumoni rregullisht spinaqin ai do të ndihmojë trupin tuaj për të mbajtur formën e mirë, por mbi të gjitha do të ndihmojë edhe kujtesën, madje duke e rinuar atë.
Studiuesit kanë zbuluar se vitamina K që përmban spinaqi është ajo që e mundëson këtë veti. Bëhet fjalë për rezultatet e një studimi të Rush University në Chicago.
Studiuesit analizuan 954 të moshuar për 5 vite me radhë. Pasi analizuan të dhënat mes atyre që kishin konsumuar rregullisht spinaq dhe të tjerëve, të parët kishin një kujtesë më të përmirësuar dhe truri i tyre rezultonte rreth 10 vjet më i ri.
Sipas drejtuesve të studimit, asnjë rast më parë nuk ka zbuluar se vitamina K luan rol në përmirësimin e kapacitetin mendor me kalimin e kohës.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit