Rreth deklaratave të djeshme të presidentit serb, Tomislav Nikoliq, në një intervistë për “Sputnik”, i cili tha se Mali i Zi është shembulli më i mirë se si shteti nuk duhet të shndërrohet në një lodër, ka reaguar sot kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Gjukanoviq tha se është befasuar nga deklaratat e Nikoliqit, por tha se ka lexuar vetëm pjesërisht intervistën.
“Në qoftë se kjo deklaratë është e saktë, unë do të thoja se asnjë deklaratë që vjen si nga Mali i Zi dhe nga jashtë nuk mundet të na trondisë”,tha Gjukanoviç, duke shtuar se Mali i Zi do të vazhdojë procesin për integrim në NATO e BE.
Gjukanoviq tha se nëse këto deklarata janë ashtu siç janë transmetuar nëpër media, atëherë Mali i Zi nuk mund ta pranojë një ton të lartë të Nikoliqit siç ishte ai në deklaratat e djeshme.
Ndërsa, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka thënë se nuk është befasuar nga deklaratat e Nikoliqit. Ai e kritikoi Nikoliqin për ndryshime drastike të qëndrimeve të tij.
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi
Vjedhja e votave në Prizren, Shaqir Totaj: Jashtëzakonisht i...
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Kurti: Mendimet tona janë me...
Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës
Tensionet SHBA-Iran mbeten të larta, teksa Teherani kërcënon...
Hapet afati për subvencione në blegtori dhe akuakulturë për ...