Gjashtë persona, mes të cilëve katër fëmijë, humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një banesë në veri të Serbisë. Ngjarja ndodhi rreth orës tre të mëngjesit, në Novi Sad, rreth 90 kilometra në veri të kryeqytetit Beograd të vendit.
Televizioni shtetëror serb RTS raportoi se të gjitha viktimat kishin ndërruar jetë që para se ekipi i emergjencës të shkonte në vendngjarje. Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç u shpreh në një deklaratë se gjetjet fillestare të hetimit sugjeronin se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një skuter elektrike që kishte qenë duke u karikuar.
Fëmijët që kanë humbur jetën ishin të moshës nga 2 deri në shtatë vjeç. Policia ndërkohë po punon për identifikimin zyrtar të viktimave, por mendohet se të gjithë ishin anëtarë të familjes së regjistruar në adresën e banesës./rtsh/
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Parashikimi i motit për të premten
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së