Në zjarrin që është vënë dje në mëngjes në fshatin Forinë të Gostivarit është djegur tërësisht stalla dhe çatia e tre objekteve përreth. Në zjarr nuk ka persona të lënduar.
Sipas SPB Tetovë, dje rreth orës 6:30 është shkaktuar zjarr në një stallë, pronë e personit M.A. nga fshati Forinë. Zjarri, sipas pronarit, ka shpërthyer në katin e parë të stallës, me ç’rast është djegur tërësisht konstruksioni prej druri i çatisë, një kafaz ku ka pasur pëllumba, pajisje dhe materiale ndërtimore.
Zjarri së shpejti i ka përfshirë objektet fqinje me ç’rast është djegur tërësisht konstruksioni prej druri stallës, një pjesë e katit të parë, si dhe çatia e shtëpisë pronë e N.R. nga fshati Forinë. Në zjarr janë djegur edhe një pjesë e katit të parë dhe konstruksioni i çatisë së shtëpisë pronë e A.R. nga fshati Forinë.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes është kryer me ç’rast punohet në zbulimin e shkakut për shpërthim të zjarrit./tetova sot
Hamza: Heqja e masave ndaj Kosovës, vendim i vonuar por i mi...
Sportingu përmbysë Bodo/Glimtin dhe kalon në çerekfinale
Kusari-Lila: Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve
E rëndë: Mërgimtari nga Kosova humb jetën tragjikisht në Vje...
Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në A...
Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për t...