Avokati i ri i Popullit Naser Ziberi, i cili ka qenë kandidat për kryeministër nga radhët e BDI-së, në një intervistë për “Klan Macedonia” ka folur në lidhje me kandidimin e tij për kryeministër dhe në fund zgjidhjen e tij si Avokat i Popullit.
Ziberi tha se nuk ka qenë pjesë e diskutimit se ku do të përfundojë ai pas zgjedhjeve, duke thënë se pozita e tanishme e tij është si pasojë e negociatave për formimin e shumicës parlamentare.
“Çështja e kryeministrit është produkt i zgjedhjeve dhe negociatave për formimin e shumicës parlamentare. Pas përfundimit të zgjedhjeve u arrit marrëveshje në mes LSDM-së dhe BDI-së, sipas të cilës tre muajt e fundit të mandatit kryeministri do të jetë kandidat i BDI-së. Kjo bëri që unë të mos marr pozitën e kryeministrit dhe të gjendem në pozitën që jam”.
“Kam besuar në shpjegimet që i ka dhënë Ali Ahmeti dhe të cilat kanë qenë argument i mjaftueshëm, që unë ta pranoj nominimin për kryeministër. Por, pozicionet ndërtohen në tavolina dhe prodhojnë rezultate të tjera”.
“Nuk ka qenë pjesë e diskutimit që të jem Avokat i Popullit, pas përfundimit të zgjedhjeve. Ne kemi hyrë në garë me bindje të plotë për pozitën e kryeministrit, pa e determinuar me kohë, një vjet, dy ose më shumë”, tha në mes tjerash Ziberi.
I pyetur në lidhje me premtimet e tij parazgjedhore, ai tha se nuk është e rëndësishme nëse ai do të jetë ose jo kryeministër, por e rëndësishme është që ai të jetë shqiptar, me kapacitete dhe resurse të mjaftueshme./Telegrafi/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...