Ziadin Sela ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetari të Aleancës për Shqiptarët.
Shkas për këtë është disfata e thellë e partisë së tij në zgjedhjet e djeshme për këshillin komunal në Tetovë.
Aleanca për Shqiptarët nuk ka fituar asnjë këshilltar ndërsa në përbërjen e deritanishme kishte 3 të tillë.
Sela tha se nuk priste një rezultat të tillë andaj edhe merr përgjegjësinë.
“Nga ky moment marr përgjegjësinë dhe jap dorëheqjen e parevokueshme si kryetar partie. Në periudhën në vijim, organi më i lartë i partisë pas dy Kongreseve dhe Kuvendi Qendror duhet të ulet dhe të vendosë se kush do të jetë ushtrues detyre i kryetarit të partisë”, ka deklaruar Sela./alsat.mk/
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...