Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, ka shpallur sot se më 15 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale, ndërsa rundi i dytë do të mbahej pas dy javësh, nëse asnjëri prej kandidatëve nuk i fiton më tepër se 50% të votave.
Presidenti aktual, Filip Vujanoviq, ishte president për tri mandate pesëvjeçare të njëpasnjëshme dhe më nuk ka të drejtë të garoj, transmeton radio evropa e lirë.
Ai ishte presidenti i Malit të Zi kur ky vend u shkëput nga shteti i atëhershëm, Serbia dhe Mali i Zi, në vitin 2006.
Paraqitja e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të 15 prillit duhet të bëhet deri më 26 mars./REL
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro