Dyzet e tetë qytetarë në ditën e zgjedhjeve lokale kanë parashtruar ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sepse nuk kanë qenë në Listën zgjedhore dhe nuk kanë mundur të votojnë. Edhe pse KSHZ ka vepruar rreth këtyre ankesave, qytetarët nuk do të mund të votojnë as në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale duke pasur parasysh se Lista zgjedhore tashmë është mbyllur.
Një votues është ankuar se nuk ka qenë në certifikatën e Listës zgjedhore, ndërsa ka qenë në verifikimit elektronike përmes faqes së KSHZ-së. Ankesa në KSHZ nga partitë politike dhe grupe të tjera qytetarësh për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale deri sot paradite nuk kanë arritur, informojnë nga Komisioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zakonisht ato parashtrohen para skadimit të afatit, në këtë rast deri në orën 19 gjegjësisht deri në orën 24 sot. Lidhur me mbrojtjen e të drejtës zgjedhore të qytetarëve, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski në intervistën e të shtunës për AIM tha se në Ligjin Zgjedhor ekziston një jokonzistencë e caktuar në lidhje me këtë të drejtë.
Kjo, siç theksoi ai, konstatohet edhe në raportin e OSBE/ODIHR nga zgjedhjet e kaluara dhe thekson se paraqet ilaç joefikas juridik sepse madje edhe KSHZ-ja të gjejë bazë nuk ekzistojnë mjete juridike që të mund të intervenohet.
“Në rastin që qytetari të mos jetë i regjistruar në Listën zgjedhore nuk ekziston mundësi për regjistrim shtesë në listë për shkak se zgjedhjet zbatohen me të dhëna në Listën zgjedhore, e cila është e mbyllur nga KSHZ-ja. Këto vërejtje ekzistojnë”, theksoi Çiçakovski.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...