Lubomir Joveski do të jetë Prokurori i ri i përgjithshëm në Maqedoni, pasi që ai bashkë me një kandidate tjetër kanë marrë dritën jeshile për garën e ngushtë për këtë post që deri tani ishte prokurori kontrovers Marko Zvrlevski.
Sipas portalit Svedok.mk, Joveski dhe Elena Andreevska, profesore e Universitetit të Evropës Juglindore kanë marrë mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve, pas shqyrtimit të 21 kandidaturave.
Sipas këtij portali, Joveski do të zgjidhet prokuror i përgjithshëm, mirëpo këshilli formalisht ka kaluar edhe një kandidate tjetër, me qëllim që të mos zgjidhet drejtpërdrejt Joveski.
Që nga paraqitja e kandidaturave, ishte e qartë siç mësohet se disa ambasada të huaja kanë pëlqyer kandidaturën e prokurorit 65 vjeçar, i cili ka karrierë të pasur në prokurorinë e përgjithshme.
Këshilli i Prokurorëve ka dërguar mendimin e tij në Qeveri, ku kjo e fundit mundet që javën tjetër ta kalojë në Kuvend, për tu votuar.
“Svedok” ka shkruar se Joveski është i pranueshëm edhe për këtë Qeveri, pasi që gjatë kohës së qeverisjes së LSDM 1996/97 ai ka qenë i zgjedhur si kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 2, ndërsa në vitin 2003 u emërua zëvendës-prokuror i përgjithshëm i Maqedonisë. Prokurori i përgjithshëm në Maqedoni zgjidhet me mandat 6 vjeçar, me shumicë të thjeshtë prej 61 deputetëve në Kuvend. Zgjedhja e prokurorit të ri vjen pas shkarkimit të Marko Zvrlevski, ish-prokurorit të përgjithshëm që doli si protagonistë në skandalin e përgjimeve, duke koketuar me njerëz të pushtetit të VMRO-DPMNE.
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...