“Amnistia eventuale apo falja e Mitko Çavkovit nga ana e kryetarit Gjorge Ivanov, është ‘konflikt i drejtpërdrejtë i interesave’, që është në kundërshtim me ligjet pozitive në vend”, thotë kryetari i shoqatës “Zelena llupa”, Vane Cvetanov.
Ky qëndrim del nga informacionet e “Zelena llupës” se për nevojat e fushatës zgjedhore në vitin 2014, Çavkov personalisht ka dhënë mjete financiare për përkrahjen e kryetarit të atëhershëm Gjorge Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mitko Çavkov është një nga donatorët në fushatën e Gjorge Ivanovit dhe nuk mund të jetë i amnistuar apo i falur nga ana e kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thotë Cvetanov.
Nga kjo shoqatë i bëjnë thirrje PSP-së, Komisionit Anti-korrupsion dhe prokurorisë publike të hetojnë këto informacione nëpërmjet mbledhjes ligjore të dëshmive për këto të thënë dhe në fazë të hershme të informohet edhe Ivanov se amnistia e mundshme e Çavkovit është në kundërshtim me ligjet pozitive të vendit.
“Presim reagim të shpejtë, efikas dhe transparent nga organet kompetente që të ndalohet edhe një pamaturia nga ana e Gjorge Ivanov siç ishte rasti me amnistitë që nxiti revolucionin laraman”, thuhet në njoftimin e “Zelena llupa’./Telegrafi/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...