Nënkryetari i LSDM-së dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë Muhamed Zekiri, në një intervistë për Telegrafi Maqedoni, ka folur për ngjarjet politike në vend, si dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.
I pyetur për marrëdhëniet mes LSDM-së dhe BDI-së, ai tha se partia në të cilën bënë pjesë ai nuk duhet të vazhdojë ta përkrahë BDI-në.
“Shqiptarët që e kanë votuar LSDM, kanë votuar edhe për ta ndëshkuar edhe BDI-në. Në 2016 votat shqiptare pro LSDM-së kanë qenë për të ndëshkuar regjimin VMRO-BDI. Mendoj se na ka dëmtuar shumë në elektorat koalicioni me BDI-në, posaçërisht ndihma jonë në zgjedhjet lokale dhe parqitja jonë së bashku në koalicion. Të paktën katër komuna të mëdha, BDI i ka falë votave të LSDM-së”, tha mes tjerash Zekiri.
Përkrahjen e LSDM-së për BDI-në, Zekiri e quajti gabim të madh, duke shtuar se është koha e fundit që të ndërpritet kjo ndihmë.
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...
Petkoviq: Marrëveshja për Ligjin për të Huajt nuk nënkupton ...
SHBA bombardon pranë Hormuzit/ Goditi objektet ushtarake, jo...