Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në emisionin i ftuar në emisionin “Fol Tash” ka folur për të enjten e 27 Prillit.
I pyetur se ku ishte Ali Ahmeti më 27 prill ai deklaroi që ka pasur një marrëveshje ndërmjet partnerëve të ri të koalicionit të shumicës së re parlamentare, ishte një kalkulim i sigurisë për gjithë situatën.
“E kemi patur të vështirë nga Ahmeti të mos jetë aty për arsye të qarta edhe vetë nga LSDM dhe partitë tjera që formojnë shumicën është kërkuar nga Ahmeti të mos jetë aty që mos të ndodhë më e keqja. Janë analizuar skenaret e mundshme se si do të kishte ndodhur në qoftë se do të ishte Ali Ahmeti, prandaj edhe Zaev ka kërkuar që Ahmeti nuk duhej të jetë në atë seancë.
Shqiptarët janë afruar afër kuvendit, ka qenë thirrja ime publike nëpër media se shërbimin ma të madh që mund ti bëjnë shqiptarët deputetëve tanë që të mos reagojnë për shkak se ndoshta edhe qëllimi ka qenë që dhuna të kalonte në konflikt ndëretnik dhe atëherë do të kisha përmasa të mëdha dhe sot nuk do të flisnim se a është Z.Talat Xhaferi në Bruksel apo a ka dorëzuar letër te Ivanovi, por do flisnim për situata tjera konfliktuoze”, tha ndër të tjera Osmani
Ronaldo-Messi, një përballje e fundit? Arabia Saudite synon ...
CIA: Siguruam prova të besueshme që tregojnë se programi bër...
Shkoi në muaj të mjaltit, goditet nga rrufeja – humb jetën b...
Dortmundi fiton minimalisht dhe siguron pozitën e parë në gr...
E mohojnë lidhjen por Ledri dhe Xhensila kapen mat
Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “nd...