“Kthimi i gjuhës serbe në shkollat e Maqedonisë së Veriut, i mohon pohimet se janë këputur lidhjet me e Shkupit Serbinë dhe Rusinë”.
Këtë në një deklaratë për “BTV” e ka deklaruar zv.kryeministrja dhe ministrja për Punë të Jashtme bullgare, Ekaterina Zakharieva.
“Maqedonizmi në vete është ide gjeopolitike e krijuar nga Beogradi dhe Moska. Për fat të keq nuk jam e habitur nga vendimet e tilla të autoriteteve maqedonase. Kthimi i gjuhës serbe do të thotë se të gjitha partitë në RMV, pa marrë parasysh dallimet, janë njëzëri për këtë çështje …, si dhe për temat që lidhen me Bullgarinë”, tha Zakharieva.
Sipas saj, procedurat e tilla janë dëshmi për përafrim ndaj Serbisë.
Ky koment i Zakharievës, siç përcjell BGNES, vjen pas deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev, se mësimi në gjuhën serbe do të kthehet në shkollat e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...