Ministrja e MPJ-së bullgare, Ekaterina Zakharieva tha se “qëllimi ynë nuk është ta bllokojmë Maqedoninë e Veriut, përkundrazi, gjatë këtyre 30 viteve ne e kemi ndihmuar”.
“Marrëveshja është e vitit 2017 dhe duhet të zbatohet në vullnet të mirë. Për fat të keq, sipas vlerësimeve tona nuk është kështu. Pavarësisht spekulimeve në media, posaçërisht në Maqedoninë e Veriut, ne as që kemi kërkuan ndryshim të Kushtetutës, s’kemi kërkesa të reja, as nuk kemi kundërshtuar të drejtën për vetëvendosje dhe as të drejtën që ta quajnë gjuhën e tyre ashtu siç duan”, tha Zakhaeriva.
Ajo shtoi ashtu siç Bullgaria njeh realitetin edhe Maqedonia e Veriut duhet ta pranojë të kaluarën.
Zaharieva rikujtoi se gjatë kryesimit me BE-në në tryezë është vendosur tema zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...