Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se nuk ka asnjë rrezik që zgjedhjet të mbahen gjatë kohës së pandemisë.
“Zgjedhjet do të jenë të sigurta, qytetarët do të dalin të votojnë, për t’i kthyer institucionet”, tha Zaev.
Ai thotë se secili prej nesh do të kalojë nga 2-3 minuta në vendvotim.
“Ashtu si shkojmë për çdo ditë me maska në market, në treg dhe dezinfektojmë çdo objekt publik, të njëjtën do ta bëjmë në vendvotim. E rëndësishme është që shteti të ketë institucionet funksionale, të cilat janë të domosdoshme për menaxhimin me valën e dytë me virusin, por edhe për rinisjen e ekonomisë”, tha Zaev, përcjell telegrafi maqedoni.
Gjashtë të lënduar pas aksidentit në Kçiq, një fëmijë në gje...
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigur...
Prattipati takon Kurtin: SHBA kërkon angazhim për paqe dhe s...
Haxhiu takoi përfaqësuesit e organizatave partnere dhe të sh...
Dikur shkëlqente në Evropë, Coutinho tashmë ndërpret kontrat...
Rama në Bordin e Paqes: Nderojmë misionin e Trump, të shpëto...